Categories: Uncategorized

Pas tërmetit, Rama i jep Ahmetajt një tjetër detyrë shumë të rëndësishme

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme. Pas përballimit të situatës së tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj është caktuar si ministri përgjegjës për situatën e koronavirusit.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave:

Arben Ahmetajt i Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:

a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;

ç) koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

d) prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

dh) përgatitjen dhe propozimin e projekteve, të përgjithshme e të veçanta, si pjesë të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

e) detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;

ë) koordinimin dhe drejtimin e punës si dhe rekomandimin e institucioneve për përgatitjen dhe paraqitjen për miratim në Këshillin e Ministrave të projektakteve, ligjore e nënligjore, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19;

f) nxitjen, bashkërendimin dhe dhënien e mendimit përprojektaktet që propozohen nga ministritë, të cilat trajtojnë, ndër të tjera, edhe çështje me interes ose brenda fushës së përgjegjësisë së tij;

g) thirrjen për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioniCOVID-19;

të fundit

Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë…

3 minutes ago

Ambasada Amerikane në Tiranë thirrje qytetarëve të saj: Tregoni kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me situatën e zjarreve në vend ku…

18 minutes ago

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën…

38 minutes ago

Pas suksesit në “BBVK3”, kjo ish-banore do të jetë në krye të moderimit të “Big Talk”

Lela Seferi, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 3”, ka shpallur një lajm të rëndësishëm për fansat e…

41 minutes ago

Zjarret në vend/ Ministria e Bujqësisë paralajmëron frikën nga kafshët e ngordhura, urdhër të groposen sa më parë që të mos bëhen burim sëmundjesh

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon nga fshati në…

60 minutes ago

Foto/ Sara Hoxha dhe Erik Fullani shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë

Sara Hoxha, po shijon një periudhë të bukur pushimesh me partnerin e saj të ri, biznesmenin Erik Fullani, në një…

1 hour ago