Categories: Uncategorized

Pas sherrit në studio, Rama nuk i ndahet as sot Bushatit: Qan e shan përditë!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se sipas tregjeve Shqipëria nuk u thye nga tërmeti dhe s’u gjunjëzua nga COVID-19.

Duke iu përgjigjur kritëve, sidomos analistit Andi Bushati me të cilin pati debat të ashpër mbrëmë në një studio televizive.

Të lidhura

None found

Reagimi i Ramës:

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve, që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid! E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42. /albeu.com/

të fundit

Bardhi i shkruan Peleshit: Raporti i KE-së dëshmon krizën parlamentare dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

39 seconds ago

Nën dyshimin për trafikim njerëzish, ndalohet Áron Orban, vëllai i ish-kryeministrit hungarez

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…

4 minutes ago

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

10 minutes ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

11 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

12 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

12 minutes ago