Categories: Uncategorized

Pas kërcënimeve ndaj Greqisë, Turqia nis tërheqjen e anijeve luftarake nga Egjeu?

Duket se Turqia ka vendosur të ndryshojë pozicionin e saj në Egje, përkundër retorikës së Rexhep Tajip Erdogan.

Nga mediat greke, të cilat u referohen burimeve të forcave ushtarake greke, raportohet se anijet luftarake turke janë larguar nga Egjeu, çka konsiderohet si një shenjë e de-përshkallëzimit të tensionit të krijuar pas lëshimit të NAVTEX turke që pushtoi një zonë në juglindje të Kastelorizo, brenda raftit kontinental Grek, në mënyrë që Oruc Reis të synonte hidrokarburet.

E ankoruar në brigjet e Antalia mbetet Oruc Reis, i cila nuk ka lundruar në zonën që Ankaraja u përpoq të bllokonte.

Sidoqoftë, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve turke.

Më herët Rexhep Tajip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet.

“Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ” tha Erdogan, duke theksuar se “ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cënojë interesat dhe të drejtat tona “.

Duke komentuar reagimet e ndërkombëtarëve, Erdogan tha se zhurma e këtyre vendeve ditët e fundit nuk lidhet as me Hagia Sofia dhe as Mesdheu Lindor, por me ekzistencën e popullit turk dhe muslimanëvë në këtë gjeografi, shkruan oranews.

Presidenti turk pretendoi se tha se Ankaraja i zhgënjeu ata që prisnin që ajo të përulej, duke thënë se po mbronte të drejtat e vetes dhe miqve të saj për tokë, det dhe ajër.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago