Categories: Uncategorized

Pas Dacit, listës “së zezë” të Vettingut i shtohen dhe dy gjyqtarë të tjerë

Prokuroria pritet të publikojë në ditët në vazhdim të dhëna komprometuese edhe për dy gjyqtarë të tjerë në organet e vetingut, pas pezullimit të Luan Dacit.

Njëri prej tyre që rrezikon, është në Shkallën e Parë dhe është anëtar i KPK-së, ndërsa tjetri është sërish një tjetër anëtar i KPA-së. Pra, përveç Dacit, rrezikojnë të pezullohen edhe dy anëtarë të tjerë, duke e çuar në 3, numrin e gjyqtarëve në organet e vetingut që dalin të papërshtatshëm për të ushtruar detyrën e tyre.

Të lidhura

None found

Pezullimi i Luan Dacit nga pozicioni i tij pas hetimit që bëri SPAK u iniciua nga prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u kualifikua nga Shkalla e Parë e vetingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por u skualifikua në shkallën e dytë, pasi Kolegji i Apelimit, ku është anëtar edhe Daci, e shkarkoi nga detyra.

Daci, që nga momenti që mori detyrën si gjyqtar i KPA, ka vendosur për përjashtimin nga sistemi i drejtësisë të disa gjykatësve, të cilëve tashmë mund t’u lind e drejta që të kërkojnë pavlefshmëri për vendimin që është marrë për ta. Për më tepër, në rast se do të dalin edhe dy rastet e gjyqtarëve të tjerë, njëri në KPA dhe tjetri në KPK, të gjitha vendimet e marra nga organet e vetingut mund të vihen në diskutim.

Për më tepër, përjashtimi i Sevdarit nga sistemi i drejtësisë, tashmë është ankimuar në Gjykatën e Strasburgut. Dhe në rast se kjo e fundit do të rrëzonte vendimin e KPA, duke i bashkuar pezullimin e Dacit nga kjo trupë, do të vinte shumë në rrezik gjithë besueshmërinë e këtij procesi, që deri më tani ka nxjerr një numër të madh gjyqtarësh nga sistemi i drejtësisë.

I gjithë ky diskutim, dhe dyshimet që po qarkullojnë, vjen në një kohë kur prej disa muajsh tashmë, për shkak të Pandemisë së COVID-19, vetingu është pezulluar, pasi nuk lejohen seancat gjyqësore me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

të fundit

Në Konferencën e IX-të të Ambasadorëve, Petrit Ajeti flet për sfidat e sigurisë

“Siguria, qëndrueshmëria dhe kërcënimet hibride” është tema e sesionit të parë, i cili hap punimet e Konferencës së IX-të të…

33 seconds ago

15 zjarre u shënuan deri në orën 18:00 në Maqedoni, gjashtë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive

Gjatë ditës së sotme, në vend u regjistruan 15 zjarre në sipërfaqe të hapura, gjashtë prej të cilave janë ende…

3 minutes ago

UNESCO Status Strengthens the International Recognition of Ohrid and Struga; Measures Must Be Implemented by 2030

Statusi “UNESCO World Heritage” (Urolld Heritixh) është një faktor shumë i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të Ohrit dhe Strugës. Dy…

4 minutes ago

Sveçla welcomes KFOR’s gradual withdrawal from the Mitrovica bridge: Kosovo has grown stronger

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur nisjen e procesit gradual të largimit të KFOR-it nga…

4 minutes ago

Forcat e Armatosura vlerësojnë rezultatet e 6-mujorit të parë: Përmirësime në rekrutim, stërvitje dhe modernizim

Forcat e Armatosura kanë zhvilluar një takim teksa kanë analizuar punën e 6-mujorit të parë të këtij viti. Ministri i…

5 minutes ago

Austrian Expert Calls for EU Funds for Ukraine to Be Frozen Until It Recognizes Kosovo

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë thirrje që të ngrihet i gjithë financimi i Bashkimit Evropian për Ukrainën, derisa Kievi…

5 minutes ago