Categories: Uncategorized

Pas batutës së famshme, Mirela Kumbaro u bën thirrje shqiptarëve: Mos blini ushqime por libra!

Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që këtë periudhë koronavirusi ta shfrytëzojnë për të lexuar libra.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social, Kumbaro thotë se lekët e kursyera nga kafet apo birrat, mund ti blini libra, jo ushqime që do skadojnë sepse nuk do keni kohë për ti konsumuar.

“Koha që të flasim për një zakon të ri që mund ta përfitojmë bashkë me larjen e duarve në këto kohë kur duhet të rrimë në shtëpi. Fillo sot se s’ke për të gjetur kohë më të mirë se kjo për të lexuar libra! E di që po buzëqesh ndërkohë…por duke qëndruar në shtëpi, pasi të kesh pirë kafen, të kesh sosur thashethemet pa bereqet në rrjet, (se do të të dhembin sytë nga ekrani i celularit…) kape atë libër, provo të lexosh se do të shikosh që do të zbulosh një kënaqësi të harruar…ose të panjohur! Mos më thuaj që s’ke libra në shtëpi…Aha…i ke lexuar të gjitha librat që ke në shtëpi… Mirë pra, lekët që do të kursesh nga birrat, kafet, që nuk do t’i pish më jashtë, mos shko t’i blesh më kot ushqime që do të të skadojnë se s’do të kesh kohë për t’i konsumuar… BLEJI LIBRA! Fundja provoje njëherë….”, shkroi Kumbaro.

Ndër të tjera, bëri disa sugjerime librash.

“Ja për të hapur orkesin “Erotika” e Jani Ricos, poezi shumë të bukura për dashurinë që në mëngjes, në një përkthim të shkëlqyer të Eleana Ziakou. Pastaj, për të mos u zhytur direkt në një roman dramatik ju këshilloj fort tregimet “Barërat e së keqes” nga Shkëlqim Cela, superlibër me proza të shkurtra ku do të gjeni vetveten në gjestet e përditshme dhe në grimcat e kohës. Pasditja e do një roman, me kafe turke, them unë… zgjidh e merr: – tri librat e Tom Kukës (Enkel Demi) “Hide në kalldrëm”, “Gurët e vetmisë”, “Ora e ligë” (Botime Pegi) – “Shakaja”e Milan Kunderës – “Shtëpia e Shpirtrave” e Isabelle Allendes – « Bijat e Gjeneralit » e Mimoza Hysa – ExtraTime nga Durim Taci – « Danub » nga Claudio Magris POR, edhe klasikët që kujtojmë se i dimë, por për të cilët ia fusim shpeshherë kot, janë shumë të lezetshëm për këtë orë… – « Tre musketierët » e Alexandre Dumas, – « Plaku dhe Deti » i Hemingëay-t, – apo “Tregime” te Stefan Zëeig-ut. Dhe për të mbyllur mbrëmjen nëse nuk do të shikosh ndonjë film, – se medemek të ka shijuar shumë leximi, – të sugjeroj një libër me kujtime të Dhimitër Anagnostit « Ulliri, pema e dhimbjes », një gotë raki nuk të bën keq…”, përfundoi Kumbaro.

të fundit

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka pritet të ketë moshën më të lartë të daljes në pension në Evropë, pasi ligjvënësit votuan për ta rritur…

10 minutes ago

Kujdesej për të moshuarën në Greqi, 39-vjeçarja ‘i pastron’ 30 mijë euro dhe zhduket

Policia greke po kryen hetime për të identifikuar dhe arrestuar një punëtore shtëpiake 39-vjeçare e cila grabiti një grua të…

35 minutes ago

VIDEO/ Emocionuese! Trump pret në zyrën e tij familjen shqiptare, surprizon fëmijën me dhuratë simbolike

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare Xhaferi, bashkë me tre fëmijët e tyre.…

50 minutes ago

“Na jep lekë dhe orën”/ Rr*mbehet dhe t*rturohet për 5 orë djali i biznesmenit, mes autorëve edhe këngëtari i njohur!

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër autorë…

1 hour ago

Egli Tako paralajmëron këngën e re “Jetë”

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati për një kapitull të ri…

2 hours ago

Helmimi i fëmijëve në Gramsh/ “Fëmija im ishte me temperaturë 39…”, prindërit paralajmërojnë protestë të hënën para kopshtit

Disa fëmijë të një kopshti publik në qytetin e Gramshit u shtruan në spital me simptoma të helmimit ushqimor gjatë…

2 hours ago