Categories: Uncategorized

Partitë shqiptare në Malin e Zi nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, garojnë të ndara

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Të martën u nënshkrua marrëveshja e koalicioni parazgjedhor mes 5 forcave të spektrit politik shqiptar (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 3 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi).

Me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët.

Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA e tubuar rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, që i ka bërë thirrje “të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë e një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit”.

Dy ditë me radhë, të dielën dhe të hënën, përfaqësuesit e organizatave shqiptaro-amerikane dhe anëtari i këshillillit të Nju-Jorkut Mark Gjonaj, kanë biseduar me udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare nëpërmjet internetit në platfomën “Zoom”, por nuk arritën t’i bindin ato që të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament. /VOA

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago