Categories: Uncategorized

Partitë nisin bisedimet për Qeverinë e re

Kontaktet mes partive politike për formimin e Qeverisë vazhdojnë, edhepse paralajmëruan se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit. Alsat mëson se këtyre ditëve ka pasur kontakte mes të gjitha partive.

LSDM-ja e Zoran Zaevit është e bindur se shumë shpejtë do të formojë Qeverinë e re e cila do të fokusohet siç thonë realizimin e pritjeve të qytetarëve. Nga ky subjekt mbeten në qëndrimin se bisedimet do të nisin pas 2 gushtit, ndërsa nëpërmjet një komunikate thonë se negociatat për anëtarësim në BE nuk mund t’ia lënë në duar tjetër kujt.

“Vendimet për deputetët e rinj u dhanë, pason formimi i Qeverisë, e cila do të japë rezultate në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Qeveria jonë do të zhvillojë negociata të suksesshme me BE dhe në katër vjet do të hapim 80% të kapitujve

Edhe në VMRO DPMNE thonë se po zhvillojnë bisedime jo formale me të gjitha partitë politike, të cilat kanë fituar mandate.

Nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se synojnë të jenë pjesë përbërëse e qeverisë së re. Thonë se fuqia e tyre me 12 mandate do të jetë vendimtare për formimin e Qeverisë. Shefik Duraku thotë se të gjithë partitë i kanë dyert e hapura për bisedime, por një partneritet eventual me BDI e shohin vështirë të realizueshëm.

“Koalicioni ‘Tash është koha’ sigurisht se ka parasysh edhe rezultatin e ngushtë si në bllokun maqedonas ashtu edhe në bllokun shqiptar, kështu që të gjithë opsionet mbeten të hapura. Kjo do të thotë se nuk duam të përjashtojmë askënd, kontaktet me të gjitha partitë politike kanë qenë dhe vazhdojnë normale”- dekalaroi Shefik Duraku, Koalicioni ASH-AAA.

Nga BDI mbeten në qëndrimin se në zhvillimin e bisedimeve për partneritet në qeverinë e re prioritet do të kenë respektimin e tri marrëveshjeve, të Ohrit, Prespës dhe me Bullgarinë, duke e lënë nën hije premtimin parazgjedhorë për një kryeministër shqiptar.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago