Categories: Uncategorized

Parashikimi i yjeve për sot, cilat janë shenjat më me fat

Dashi

Dita do të jetë nën ritmin e duhur në dashuri, ndaj mundohuni që të qëndroni larg polemikave dhe diskutimeve. Në punë do të merrni lajme të mira, brenda 12 janarit.

Demi

Shumë shpejt dashuria do të marrë kthesë pozitive, për shkak të ndikimit të favorshëm të Venusit, i cili do të sjellë të reja të kënaqshme. Mundohuni që të shtyni takimet për javën që vjen, pasi projektet do të jenë në përmirësim.

Binjakët

Duhet të mundoheni që problemet e punës të mos i shkarkoni në dashuri si dhe të qendroni sa më pranë njeriut të zemrës, duke lënë mënjanë ankthin. Nëse ka diçka që nuk e duroni dot, mundohuni që të liroheni.

Gaforrja

Në dashuri duhet të mundoheni që të rikuperoni kohën e humbur. Mund të organizoni një udhëtim apo ndonjë surprizë romantike. Në vendin e punës, edhe nëse keni ide të mira, do të lodheni për të gjetur rrugën e duhur.

Luani

Gjërat do të përmirësohen gradualisht në dashuri dhe brenda datës 13, situata do të jetë më mirë, pasi më në fund Venusi nuk do të jetë më kundër. Edhe në punë, problemet do mund të kalojnë në gjysmën e dytë të muajit.

Virgjëresha

Në dashuri do të jeni të qetë, nëse nuk jeni në kërkim të emocioneve të reja. Jeni të përqendruar në punë dhe në investimet finanaciare, veç kujdes që paratë ti përdorni sa më mirë.

Peshorja

Tregohuni të kujdesshëm në dashuri, pasi Hëna nuk do të ketë ndikim aspak të favorshëm dhe mund t’iu krijojë ndonjë bezdi. Në punë ka disa ndryshime, të cilat duhet ti menaxhoni me kujdes, në mënyrë që të përshtateni me të rejat e fundit.

Akrepi

Mundohuni që të tregoheni të kujdesshëm, pasi Hëna do ju shpërqendrojë disi, sidomos në dashuri. Duhet të mundoheni që të pushoni pak më shumë, edhe pse puna mund të kërkoj më shumë përkushtim, në mënyrë që të tregoni sa vleni.

Shigjetari

Kujdes në dashuri! Mundohuni që të mbani nën kontrll xhelozinë, sidomos në lidhjet që nuk janë zyrtarizuar. Sa i takon punës, do të arrini që të gjeni më shumë qetësi.

Bricjapi

Në dashuri ka ardhur momenti që të kuptoni se çfarë duhet të tregoni dhe çfarë jo. Ndërsa në punë, do të jeni në gjendje që të merrni vendimet e duhura.

Ujori

Ky është një moment interesant për takimet dhe raportet ndërpersonale. E enjtja do të nisë më së miri, por në mbrëmje mund të ketë një rënie në nivelin fizik.

Peshqit

Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, ndaj përfitoni për ti dhënë një shtysë raportit në çift. Nëse jeni vetëm, mos u izoloni por shikoni përreth. Në punë mos u tregoni shumë tolerantë.

të fundit

PD i kërkon KQZ informacion për procesin e ardhjes së votave nga Diaspora

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion në lidhje me procesin e ardhjes së votave nga Diaspora.…

2 minutes ago

FOTO/ Postimi misterioz, Egli Tako vjen në Kosovë

Egli Tako ndodhet në Prishtinë. Ish-banorja e Big Brother ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në…

17 minutes ago

Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ata kanë nevojë për gjithçka nga ne

Pak para takimit të tij të parë të shumëpritur me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, Presidenti i SHBA-së…

23 minutes ago

Aksident pranë Kishës së Laçit, makina përplas dy këmbësorë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë Kishës së Laçit. Mësohet…

43 minutes ago

Milaim Zeka reagon ndaj deklaratës së Laertit për Gjestin

Edhe pas më shumë se dy javësh që nga mbyllja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP…

54 minutes ago

Hailey rikthehet në Met Gala 2025 pas dramës së vitit 2021, e vetme pa Justin Bieber

Hailey Bieber u shfaq e vetmuar dhe me një qëndrim të përmbajtur në Met Gala 2025, duke munguar krahas bashkëshortit…

55 minutes ago