Në ditën e tretë të lëvizjes së autobusëve në Tiranë janë hasur disa problematika që konstatohen si nga vetë qytetarët ashtu edhe nga shoqatat e transportit publik.
Kjo e fundit paralajmëron rimbylljen, pasi të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet. “Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, shprehet për A2 Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së transportit publik.
None found
Por si ka qenë situata e transportit me urbanë, në 3 ditët e para? Ditën e hënë, qytetarët ankoheshin për mosrespektimin e masave të sigurisë. Punonjës të bashkisë së Tiranës inspektonin në brendësi të autobusëve për vendosjen e maskës, ndërsa numri i pasagjerëve ishte i ulët, ndonëse ishte fillim javë dhe pritej fluks lëvizjesh.
Ditën e martë, punonjësi i bashkisë ishte dislokuar në Kombinat. Qytetarët e Kombinatit që përdorin autobus duket se ishin të ndërgjegjshëm për respektimin e masave të sigurisë, por tek Gjendja Civile dukej qartazi shpërfillja e distancave fizike. Edhe në linjën e Tiranës së Re, vihej re një numër i ulët pasagjerësh, ndërsa duhej më shumë se 30 minuta për të mbërritur autobusi i radhës.
Linja e Institutit të Kamzës funksiononte gjithashtu me 50% të kapacitetit, ndërsa ata që uleshin në një sedilje, e kishin një arsye. Në Unazë kishte mungesë qytetarësh dhe për rrjedhojë distanca fizike ishte e siguruar. Situata ndryshonte disi mëngjesin e së mërkurës, ku kishte edhe qytetarë që nuk gjetën vende, por detyroheshin të qëndronin në këmbë, siç ndodhte me linjën e Kamzës apo të Kombinatit.
Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…
Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në pasurinë…
Një tragjedi e rëndë hekurudhore ka tronditur Spanjën, ku përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë ka shkaktuar dhjetëra…
Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari për vrasjen e rëndë…
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ndaluar për 48 orë një person, të identifikuar me iniciale B.K., lidhur me…