I ftuar në Top Channel, në studion e emisionit “Top Talk”, ishte deputeti Muslim Murrizi. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se opozita parlamentare është kundër Reformës Zgjedhore pa u ndryshuar më parë sistemi zgjedhor.
Gjatë gjithë fjalës së tij në emision deputeti u shpreh kundër sistemit zgjedhor aktual në Shqipëri, i cili është ai me lista të mbyllura.
Ai mbështet idenë që me anë të Reformës Zgjedhore të ndryshojë dhe sistemi zgjedhor. Sistemi i ri sipas deputetit duhet të jetë ai me lista të hapura duke i dhënë mundësi qytetarëve në këtë mënyrë të votojnë për personin që ata dëshirojnë që të përfaqësohen në foltoren e parlamentit.
Murrizi tha se ka pasur një takim me të gjithë anëtarët e opozitës parlamentare në zyrën e tij dhe që të gjithë kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ata i përmbahen në këtë mënyrë thotë Murrizi fjalës së tyre të parë në foltoren e parlamentit që kanë marrë mandatin e deputetit.
“Nuk do të votojmë asnjë lloj buzëkuqi të tavolinës së bunkerit të pallatit të kongreseve. Sot gjatë gjithë ditës kemi pasur takime me gati me gati mbi 30-të deputetë të opozitës në parlament. Unë sot jam takuar në zyrën time, Rroshi, Jeni Sheri, Kostaq Papa, Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai. Të gjithë këta kanë firmosur me vullnetin e lirë.
Nga ajo çfarë konstatova sot, që të gjithë janë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që të gjithë e kanë linçuar gjatë fjalës së tyre kur kanë marrë mandatin dhe që të gjithë i qëndrojnë firmave të tyre.
Ne këto firma i kemi paraqitur zyrtarisht Komisionit të Reformës Zgjedhore, që është një komision i ngritur me vendim kuvendi. Këta sovjetët supreme, komitetet e shpëtimit, pushteti paralel, fronti demokratik që do të mblidhen. Çfarëdo të vendosin do të vijnë tek ky komision dhe nga ky komision do të shkojnë në seancë”, përfundoi fjalën e tij deputeti.
Tirana është sot qendra e vëmendjes evropiane, teksa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë 47…
Ka përfunduar seanca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për marrjen e…
Mbrëmjen e djeshme, reshjet e pandërprera të shiut të nisura që kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Rrëshen. Si pasojë…
Gjykata e Posaçme, ka ndryshuar masen e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie për Gjuljo Vuksani, personi i…
Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mbërritur i fundit i liderëve europianë në tapetin e kuq, ku kryeministri Rama, priti pjesëmarrësit…
Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, është shoqëruar edhe nga momente gazmore këtë të premte. Kryeministri Edi Rama, i…