Categories: Uncategorized

Paradoks i tmerrshëm: Çmimi i karburantit ulje në gjithë botën, në Shqipëri tre herë më shtrenjtë

Ekonomia botërore po pëson krizë si pasojë e pandemisë. Teksa çmimi naftës dhe benzinës ka pësuar një rënie drastike në të gjithë botën, në Shqipëri nuk ndodh aspak kështu.

Sipas të dhënave zyrtare, nafta bruto ka rënë me rreth 64 përqind që nga fillimi i vitit, rënie që kulmoi këtë javë ku një fuçi shitet 25.88 dollarë. Por zhvillimet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në Shqipëri, e cila mban rekordin e zi për çmimet më të larta në botë.

Siç mund ta shihni në foto, në SHBA një Gallon që është 3 litër e 785 gramë kushton 1.65 dollarë, ose 45 cent (dollari) për litër benzinë.

Edhe në Britaninë e Madhe, çmimet e karburanteve kanë parë rënien e tyre më të madhe javore, në më pak se 1 paund për litër, thotë Daily Express.

Ekspertët mendojnë se çmimet në pikat e karburanteve do të vazhdojnë të bien për shkak të efektit të kombinuar të bllokimit nga koronavirusi dhe një lufte tregtare. Shifrat zyrtare treguan se kostoja mesatare e një litri benzinë ishte 1.12 paund të hënën, krahasuar me 1.20 shtatë ditë më parë.

Një pikë karburanti në Maypole, Birmingham, e shiti naftën për vetëm 96.7 pens për litër. Rënia mesatare është rënia më e madhe javore në para kesh, por edhe terma përqindjeje si për benzinën, ashtu dhe për naftën në vend, sipas të dhënave që datojnë që nga qershori 2003.

Çmimi i naftës me shumicë ka rënë në mbarë Europën që prej shpërthimit të epidemisë së Covid 19. Ai kishte marrë ndërkohë një goditje që pasi Arabia Saudite – vendi i dytë më i madh i naftës në botë që prodhon rreth 10 përqind të furnizimit global, vendosi të ulë çmimet dhe të rrisë prodhimin në një luftë tregtare me prodhuesin e tretë në listë, Rusinë.

Nafta bruto Brent, më e përdorura në treg, ka rënë me rreth 64 përqind që nga fillimi i vitit. Ajo ka mbërritur të shitet 25.88 dollarë fuçia.

Shqipëria, çmimet më të larta në botë

Në mënyrë paradoksale, Shqipëria e varfër, vazhdon të mbajë rekordin e zi, si një ndër shtetet me çmimin më të lartë të naftës në botës.

Zhvillimet ndërkombëtare nuk janë reflektuar në vendin tonë, ku çmimi i karburantit këtu vazhdon të mbetet stratosferik, kontretisht 177 lekë litri i naftës dhe 178 litri i benzinës.

Kjo pavarësisht faktit që paniku i shkaktuar prej Covid 19, si edhe masat e rrepta të izolimi të marra nga qeveria, kanë çuar në uljen e konsumit të naftës, i cili që në javën e dytë të marsit ishte reduktuar me të paktën 10%.

Nëse u referohemi shifrave, shqiptarët e varfër duhet të paguajnë 3 herë më shumë se amerikanë dhe 2 herë më shumë se britanikët, dy prej ekonomive më të mëdha në botë.

Paradoks i tmerrshëm.

të fundit

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

46 minutes ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

1 hour ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

2 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

2 hours ago

Prej rreth një muaji i zhdukur, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…

2 hours ago

VOTIMI/ OKB mbështet një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria abstenon, SHBA kundër dokumentit në Asamblenë e Përgjithshme

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…

2 hours ago