Categories: Uncategorized

Pandemia, hotelet shqiptare ulin çmimet deri në 40%

Bregdeti shqiptar të paktën tre vitet e fundit po niste zyrtarisht sezonin veror në mes të majit një tendencë e nxitur kjo nga turizmi i organizuar i vendosur kryesisht në zonën e Golemit dhe më pak në Sarandë.

Por koronavirusi ka ndryshuar tërësisht panoramën e turizmit në nivel global dhe kjo është transmetuar dashur pa dashur edhe në Shqipëri duke dhënë efektet. Të gjendur në një situatë “izolimi” ku turistët e huaj qoftë për hir të kufizimit të transportit ajror e qoftë për shkak të pasigurisë kanë bërë anulime sytë në këtë sezon janë hedhur nga turistët vendas dhe ata të Kosovës.

Të lidhura

None found

Prej disa javësh pothuajse të gjithë strukturat akomoduese po ofrojnë oferta “all inclusive” për një ose dy netë duke synuar që të kenë rezervime të paktën në fundjavë dhe me çmime relativisht të ulëta. Kështu për grupin e hoteleve me katër yje dhe që në përgjithësi janë shitur sezonet e kaluara pothuajse mbi 80 për qind me kontrata garancie çmimet variojnë nga 32 euro deri në 56 euro nata dhe koncepti i ofruar është vetëm mëngjes ose all inclusive.

Duket se javën e fundit të qershorit hotelet kanë rritur numrin e ofertave dhe uljet e çmimeve. Këto ulje për oferta me afat 3 deri në 7 netë sipas konceptit “all inclusive” variojnë nga 15- deri në 40 për qind ulje në raport me çmimin me të cilat këto paketa janë shitur më herët.

Më herët përfaqësues të disa prej strukturave më të mëdha në bregdetin e Durrësit si Fafa Group apo Royal G kanë konfirmuar për Monitor se çmimet këtë vit do të jetë me tendencë uljeje ndërkohë që pavarësisht ofertave ata nuk presin që të kenë më shumë se 80 për qind zënie të dhomave deri në javën e parë të korrikut.

Në Sarandë çmimet sipas shoqatës së hotelierëve janë dakordësuar që të jenë 20 për qind më pak për të gjitha strukturat. Ky vendim nuk është detyrues por erdhi si një propozim për të bërë konkurrues bregdetin e Sarandës në kushtet e goditjes që ka marrë sektori i turizmit nga koronavirusi.

Po kështu paralelisht për disa javë strukturat testuan me paketa promovimin në tregun e Kosovës duke pritur që të ketë një lloj prurjeje nga grupi më i madh i turistëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore.

Deri më tani të vetmit turistë të huaj që kanë ardhur me charter në vendin tonë janë shtetasit nga Bjellorusia që zgjodhën për të pushuar në Durrës, Vlorë e Sarandë. Viteve të fundit dominimi i turistëve që vinin me chartera ishte nga Polonia, Çekia, vendet nordike si dhe Gjermania.Monitor

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

4 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago