“Në 5 janar, Organizata Botërore e Shëndetësisë, i njoftoi zyrtarisht të gjitha shtetet anëtare me më shumë informacione lidhur me epideminë në sajtin zyrtar.”
Ky fakt u kujtua nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference nga Gjeneva, duke treguar se çfarë ka bërë organizata e drejtuar prej tij kundër Covid-19, teksa prej ditësh është vënë nën akuzë, kryesisht nga Presidenti amerikan, Donald Trump.
None found
“Më 10 janar, ne publikuam një paketë të plotë udhëzimesh për vendet se si të zbulojnë, testojnë dhe menaxhojmë rastet e mundshme dhe si të mbrojnë punonjësit e shëndetësisë.
Në të njëjtën ditë, ne mblodhëm grupin tonë këshillimor strategjik dhe teknik për rreziqet infektive, si dhe për të hetuar situatën. Ne kemi punuar me reporterët që në fillim, duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave 24 orë në ditë.
Thirrëm komitetin e emergjencës në 22 janar dhe një javë më vonë, pas rasteve të para të transmetimit nga njeriu te njeriu, u sinjalizuan rastet e para jashtë Kinës, duke shpallur emergjencën ndërkombëtare” deklaroi ai.
Ghebreyesus thotë se në shkurt një ekip ndërkombëtar i ekspertëve të OBSH vizitoi provincat e prekura në Kinë për të mësuar më shumë mbi virusin.
“Nesër bëhen 100 ditë që kur OBSH u informua për rastet e para të pneumonisë me shkak të panjohur në Kinë dhe është e pabesueshme të mendosh se si bota ka ndryshuar rrënjësisht në një kohë kaq të shkurtër”, shtoi më tej.
Aktualisht në të gjithë botën, numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 1.539.119, ndërsa i viktimave në 89.998.
Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…
26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…
Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…
Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me masa të reja ekonomike ndaj Meksikës, duke paralajmëruar dyfishimin e tarifave tregtare nëse…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar listën e fundit të debitorëve të nëntorit, e cila përfshin një total…