Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Korçë, në afërsi të pazarit të qytetit.
Pas një konflikti banal një person është goditur me sëpatë prapa kokës deri në vdekje.
None found
Viktima Dashnor Osmani ka ndërruar menjëherë jetë, teksa autori 42 vjeçar ka vijuar ta godasë derisa i ka këputur kokën.
Personi që kreu aktin makabër, tashmë i arrestuar, ka treguar para hetuesve dhe shkakun se përse kreu këtë akt të rëndë në mes të qytetit.
Zamir Topi ka deklaruar se viktima i ka përdhosur varrin e së ëmës, një ngjarje që në fakt daton që në vitin 2014, pasi sipas autorit viktima e ka varrosur një familjar të tij fare pranë vendprehjes së nënës.
Por ajo që kanë vënë re hetuesit është se autori është i paqendrueshëm në deklarimet e tij, pasi i ndërron detajet e tregimit të tij shpesh. Dyshime ka dhe për mundësinë e një lidhje intime mes gruas së autorit dhe viktimës, por një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar.
Të dy, viktima dhe autori, vinin nga i njëjti fshat dhe deri më tani ende nuk është mësuar sesi ka nisur konflikti mes të dyve. Nga pozicioni sesi është gjetur i vdekur 50 vjeçari, duket se pas konfliktit të çastit autori ka shkuar të marrë sëpatën dhe e ka goditur nga prapa viktimën.
Më poshtë disa pamje të rënda nga vendngjarja, teksa viktima është i shtrirë në tokë i pajetë dhe në duar mban ende kutitë e bananeve, të cilat i shiste në treg.
SHBA-ja ka krijuar në heshtje një korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes të cilit po transportohen miliona fuçi naftë…
Në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për krizën që…
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se "në BDI tashmë nuk dihet kush e udhëheq partinë". Sipas VLEN-it,…
LSDM thotë se kryeministri Hristijan Mickoski, bënë gabime kur krahason 23 muaj me 84 muaj në ekonomi. Nga LSDM thonë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për tejkalimin e bllokadës në…
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku kanë diskutuar për kriteret që duhet të plotësojë presidenti i ri i Kosovës. Të dy…