Categories: Uncategorized

Pamjet e frikshme, Kastriot Reçi u qëllua pasi puthi fëmijën (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e eleminimit të Kastriot Reçit i cili u qëllua me snajper.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Dosja.al, biznesmeni 47-vjeçar zbret nga një makinë tip “Mercedes Benz”, dhe afrohet tek një grua e cila ka përdore një fëmijë të mitur. Teksa përshëndetet me gruan, të cilën e puth në faqe, Reçi nis të puthë dhe të gëzojë fëmijën.

Në këtë moment, ai është qëlluar me snajper vetëm një herë dhe menjëherë ka rënë përtokë. Plumbi që sipas grupit hetimor e ka kapur në zemër, ka ardhur nga një largësi prej 150-200 metra, nga kati i shtatë i një pallat.

Në këtë kat, në banesën e Armando Gjinit, i njohur si Ushtari i Met Kananit, ndodhej vrasësi gjakftohtë. I maskuar si grua, me paruke dhe fustan, ai e vëzhgoi për gati 5 orë lokal “Mirdita” që shihni në këto pamje, në pronësi të biznesmenit, për të gjetur momentin e duhur për t’a vrarë.

Kjo ngjarje e rëndë, tipike mafioze, ka ndodhur në mes te ditës, shumë pranë Komisariatit të Policisë në Rrëshen, ndërsa kjo nuk e ka trembur ekzekutorin.

“Gruaja” snajper, zbriti qetësisht nga pallati dhe më pas u largua në këmbë, ndërsa paruken dhe fustanin, bashkë me një kapuç të zi sportiv i hodhi jashtë qytetit.

Ekzekutimi i Kastriot Reçit është e disata ngjarje kriminale që ndodh në Rrëshen në harkun kohor të 5 viteve. Kjo vrasje, dyshohet se ka si motiv hakmarrjen për shkak se Reçi ishte i dyshuar për të paktën dy vrasje, por edhe prishjen e pazareve të drogës, pasi i vëllai i tij i vrarë në Itali, Gasper Reçi u vra më prill 2017, për këtë arsye.

të fundit

FOTO/ I dh*noi vajzën e mitur. A u kris marrëdhënia e Genta Gjalpit dhe partnerit të saj?

Influencerja e njohur, Genta Gjalpi së fundmi bëri bujë në rrjet si personazh pasi u shfaq në një video ku…

16 minutes ago

PD i kërkon KQZ informacion për procesin e ardhjes së votave nga Diaspora

Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacion në lidhje me procesin e ardhjes së votave nga Diaspora.…

24 minutes ago

FOTO/ Postimi misterioz, Egli Tako vjen në Kosovë

Egli Tako ndodhet në Prishtinë. Ish-banorja e Big Brother ka ndarë një story nga makina, ku njoftoi që gjendet në…

40 minutes ago

Trump para takimit me kryeministrin e Kanadasë: Ata kanë nevojë për gjithçka nga ne

Pak para takimit të tij të parë të shumëpritur me kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, Presidenti i SHBA-së…

45 minutes ago

Aksident pranë Kishës së Laçit, makina përplas dy këmbësorë

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë Kishës së Laçit. Mësohet…

1 hour ago

Milaim Zeka reagon ndaj deklaratës së Laertit për Gjestin

Edhe pas më shumë se dy javësh që nga mbyllja e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP…

1 hour ago