Eriola Dulaj, nënë e pesë vajzave, më e vogla në gji, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e dhunës, shtazarake nga bashkëshorti i saj Nazar Mollaymeri.
38-vjeçarja gjendet në një shtrat të spitalit të Traumës, pasi i ka dalë nga gjendja e komës. Ngjarja është shënuar në fshatin Moglicë të bashkisë së Maliqit, në 14 Mars.
None found
Ndonëse ka dalë nga gjendja e komës, por edhe në gjendje shoku për atë që ka përjetuar, gruaja ka rrëfyer torturën që ka përjetuar ndërsa bashkëshorti e qëlloi me qëllim për ta vrarë.
“Rreth orës 14:00 më tha “eja të shkojmë në fushë për të mbjellë patate”. Për të shkuar në arën tonë duhet të kalojmë nëpërmjet pyllit të fshatit. Në pyll fillimisht më dhunoi me lopatë. Më ka qëlluar në kokë e në trup. Një nipi i tij më ka gjetur të mbuluar me gurë.
Pasi më qëlloi për të vrarë, më mbuloi me gurë që të mos më gjente njeri. Mendoi se vdiqa, por paskam patur jetën e gjatë për vajzat”, tha mes lotësh 38-vjecarja për gazetaren Klodiana Haxhiaj. Një prej të afërmeve që i qëndron tek koka, ndërsa gruaja vazhdimisht kërkon vajzat e saj.
Të afërmit thonë se ishte nipi i burrit të saj ai i cili e ka gjetur në mes të pyllit pa ndjenja të mbuluar me gurë që e ka nxjerrë prej andej gruan dhe ka lajmëruar ambulancën e Maliqit. Po i njëjti i afërm ka bërë edhe denoncimin në policinë e Maliqit për dhunën e ushtruar nga Mollaymeri karshi bashkëshortes./Durres lajm
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe ndikimin e mundshëm të tyre në…
Zv.drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut Mustafa Dauti, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo me të cilin…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se oktapodi kriminal në Ballkan po shembet pas…
Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi. Sipas njoftimit në…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e rregullt plenare do të mbahet të…
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës Nismën Legjislative Qytetare për plotësimin dhe ndryshimin…