Categories: Uncategorized

Paketës Anti-KÇK, Lleshaj: Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në fjalën e tij reparti RENEA ku është trajnuar Njësia OPERACIONI FORCA E LIGJIT, deklaroi se paketa ‘Anti-KÇK’ do të jetë fillimi i përshkallëzimit si kurrë më parë në luftën kundër krimit.

Lleshaj shtoi se kjo paketë, i jep detyra të reja policisë dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit.

Sipas ministrit, suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Ai parandaloi kriminelët duke u thënë të tërhiqen nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen. Është thjesht cështje kohe shtoi Lleshaj pasi udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë.

Pjesë nga fjala e ministrit Lleshaj

Shkatërrimi i këtij niveli biznesni është nevojë e dorës së parë. Miratimi i paketës shënon përshkallëzimin e panjohur, shënjestra do të jetë pasuria e krijuar nga krimi i organizuar.

Shkatërrimi i burimit ekonomik dhe financiar që mban gjallë krimin, këtij modeli të shëmtuar dhe të rrezikshëm që gjeneron krime të rënda, josh shumë të rinj në rrugë të gabuar. Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me SPAK dhe partnerët në një kuadër të përcaktuar ligjor. Objekt do të jenë pasuritë e deklaruara apo të fshehura.

Paketa nuk i jep autoritet të ri policisë, por detyra të reja dhe instrumete për arritjen e qëllimit madhor kundër krimit. Policia ka mbajtur me përkushtim shumë barrë të rëndë, janë përballuar dhe goditur, edhe kanë pësuar dhe sot përfaqësojnë një ndër institucionet më të besueshme.

Suksesi i këtij operacioni do të jetë i garantuar. Një pjesë e aseteve do të vihen në dispozicion të policisë në funksion të modernizimit dhe personelit. Për politikën, korrigjoni shënjestrën, policia nuk mund të jetë tabelë. Për kriminelët, u them tërhiquni nga rruga e krimit për të shpëtuar familjen, kthjellohuni dhe kuptoni se keni përgjegjësi për ata që vijnë pas jush. Është thjeshtë cështje kohe, udhëtimi kriminal do të ndërpritet keq, në mos sot nesër, por nesër do të jetë vonë.

të fundit

Notat e lojtarëve, Portugali-Spanjë: Nuno Mendes dominoi mbi të gjithë

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. ‘Furia e…

16 minutes ago

Portugalia fiton Ligën e Kombeve ndaj Spanjës me penallti

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. Joao Neves…

27 minutes ago

Horoskopi 9 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta…

28 minutes ago

Bllokohet plotësisht segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, qytetarët të bllokuar me orë të tëra

Segmenti rrugor Shkodër-Lezhë-Laç, është i bllokuar totalisht. Burime për mediat bëjnë me dije se prej më shumë se 5 orësh,…

42 minutes ago

Miqtë që u bënë armiq/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë? 7 vrasje, Erjon Alibej pagoi 388 mijë €

“...kur vendosa të trokas në këtë institucion (SPAK), për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka…

45 minutes ago

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

Në betejën globale kundër ndryshimeve klimatike, një ndihmës i papritur po del në skenë që janë pinguinët dhe jashtëqitjet e…

1 hour ago