Pa rroga pa të ardhura, banorët e Tiranës janë izoluar në banesë më shpresën që kjo situatë do të mbarojë shumë shpejt, për t’ju kthyer normalitetit në punë.
Por ndërkohë që ende nuk dihet sa do zgjasë kjo situatë, Bashkia e Tiranës u ka shtuar një taksë të re banorëve.
None found
Në këto ditë të vështira, Bashkia u kërkon qytetarëve të paguajnë për të disefektuar banesat e tyre për koronavirusin.
Bashkia e Tiranës i ka kërkuar administratorëve të caktuar prej saj në objektet e banimit në kryeqytet që të mbledhin pagesa nga familjet për të bërë dezinfektimin e mjediseve ku ata jetojnë.
Kërkesa ka nisur të zbatohet dhe administratorë pallatesh kanë shpërndarë njoftime duke u kërkuar familjeve pagesa që në objekte të ndryshme banimi sipas numrit të familjeve që jetojnë do të jenë të ndryshme.
Në një njoftim që shihni dhe në foto administratori i pallatit u ka kërkuar nga 400 lekë të reja çdo familjeje duke ua vënë si kusht për dezinfektimin e ambienteve të përbashmëta dhe përreth.
Njoftimi thotë e pjesa tjetër e shpenzimit do të mbulohet nga bashkia Tiranë por nuk sqaron se sa lshtë niveli i mbulimit. Më herët për riparime pallatesh bashkia ka ofruar gjysmën e shpenzimeve.
Në njoftim bëhet e qartë se po nuk u paguan paratë nuk do të ketë dezinfektim.
Kërkesa për pagesë për dezinfektimin vjen ndërkohë që shumë qytetarë po kërkojnë masa ndihme për të përballuar kolapsin në të cilin e ka futur vendin infeksioni i koronavirusit.
Ka ndërruar jetë Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi…
Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të në Kuvendin e Kosovës, janë mbledhur në seancën konstituive të Kuvendit. Fillimisht u…
Është formuar Komisioni i Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve. Ky komision shqyrton dokumentacionin lidhur me certifikimin…
Më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë caktuar datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit,…
Komisariati nr. 5 vijon hetimet për zbardhjen e grabitjes së argjendarisë në Paskuqan. Burime bëjnë me dije se 2 autorët,…
Një sasi e konsiderueshme prej 21 ton kokainë janë sekuestruar nga autoritetet spanjolle, e cila ka goditur një organizatë qe…