Categories: Uncategorized

Pa panik! Nëntë mitet e rrëzuara mbi koronavirusin

Moti i ftohtë dhe dëbora

Një nga mitet e krijuara është që moti i ftohtë dhe dëbora mund të vrasin koronavirusin. OBSH thotë se kjo nuk është e vërtetë. “Nuk ka arsye të besojmë se moti i frohtë është në gjendje të vrarë koronavirusin e ri apo sëmundje të tjera,” thotë OBSH. Trupi i njeriut ruan temperaturë konstante në 36.5-37 gradë pavarësisht temperaturës së ambientit jashtë. Mënyra më efikase për të mbrojtur veten është larja e duarve me lëndë dezinfektuese me bazë alkoolin apo me sapun dhe ujë.

Banja e nxehtë

Nëse bën banjë me ujë të nxehtë, kjo nuk ju shpëton nga infektimi nga COVID-19. Temperatura e trupit tuaj është normalisht 36.5°C deri në 37°C pavarësisht se me sa ujë të nxehtë e bëni dushin. Në fakt, nëse zgjidhni ujë shumë të nxehtë, kjo rrezikon t’ju djegë pa ju ndihmuar. Larja e duarve është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga COVID-19. Në këtë mënyrë ju eliminoni viruset që mund të gjenden në duart tuaj për të shmangur infektimet që mund të ndodhin nëse i vendosni duart e papastra në sy, gojë apo hundë.

Mallrat nga Kina

Edhe pse koronavirusi mund të qëndrojë mbi një sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë (në varësi të llojit të sipërfaqes), ka shumë pak gjasa që virusi do të mbijetojë pasi sipërfaqja të jetë lëvizur, të ketë udhëtuar dhe t’i jetë ekspozuar kushteve dhe temperaturave të ndryshme. Nëse mendon se një sipërfaqe mund të jetë e kontaminuar, përdor një dizinfektues për ta pastruar dhe laj duart.

Koronavirusi dhe mushkonjat

Deri më sot nuk ka informacion dhe as prova që të sugjerojnë se koronavirusi mund të transmetohet nga mushkonjat. Koronavirusi i ri është një virus respirator që përhapet kryesisht përmes pikave të pështymës kur një person i infektuar kollitet apo teshtin, apo përmes shamive të hundës. Larja e duarve dhe ruajtja e distancës me personat që kolliten apo teshtijnë është mbrojtja më e mirë.

Tharësit e duarve

Disa besojnë se përdorimi i tharësve të duarve vret virusin. Kjo nuk është një mënyrë efikase. Larja e duarve mbetet mënyra më e mirë.

A ndihmojnë hurdhat?

Hurdhat janë një ushqim i shëndetshëm që mund të kenë disa cilësi antimikrobiale. Gjithsesi, nuk ka prova nga sëmundja aktuale që të sugjerojnë se konsumimi i hudhrave i ka mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

A prek më shumë koronavirusi të moshuarit apo fëmijët?

Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga koronavirusi i ri. Të moshuarit, dhe njerëzit me sëmundje të tjera (të tilla si astma, diabeti apo sëmundjet e zemrës), duket se janë më të rrezikuar që të sëmunden rëndë nga virusi. OBSH këshillon njerëzit e të gjitha moshave të ndërmarrin hapa për të mbrojtur veten nga virusi, për shembull, duke ndjekur një regjim higjenik të fortë për duart dhe frymëmarrjen.

A ndihmojnë antibiotikët?

Jo, antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve. Ato veprojnë vetëm kundër bakterieve.

Koronavirusi i ri (2019-nCoV) është një virus dhe, për rrjedhojë, antibiotikët nuk duhet të përdoren si mjet për parandalim apo trajtim. Gjithsesi, nëse shtrohesh në spital për këtë virus, ty mund të të japin antibiotikë për shkak se bashkëinfektimi me bakterie është i mundshëm.

A ka ndonjë ilaç specifik për të parandaluar apo mjekuar koronavirusin e ri?

Deri më sot nuk ka asnjë ilaç specifik. Gjithsesi, ata që janë të infektuar me virusin duhet të marrin kujdes të përshtatshëm për të lehtësuar dhe trajtuar simptomat, dhe ata me sëmundje të rëndë duhet të marrin kujdes të fuqizuar mbështetës.

/Birn/

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

6 hours ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

6 hours ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

7 hours ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

7 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

7 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

8 hours ago