Categories: Uncategorized

Organizuan dasma me flamur, gjobë tre bizneseve

Vijojnë gjobat prej 1 milion lekësh për organizatorët e dasmave, edhe pse ky aktivitet si pasojë e koronavirusit është ndaluar.

Policia e Durresit ben me dije sot se ka ndeshkuar me gjoba tre subjekte, qe jane kapur ne shkelje te ligjit.

NJOFTIMI

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë administratori i një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, u bë mbyllja e aktivitetit të 1 subjekti në Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, kanë konstatuar një subjekt (lokal), në administrim të shtetasit S. T., cili është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
——–
Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, kanë vendosur mbylljen e aktivitetit në subjektin në pronësi të shtetasit Xh. B., i cili pasi është ndëshkuar me masë administrative nga shërbimet e Policisë, ka organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Policia e Durrësit do vijojë kontrollet në të gjithë territorin e Qarkut Durrës dhe apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago