Dy vite më parë, pikërisht më datë 28 dhjetor të vitit 2018, Elbasani u trondit nga një vrasje e trefishtë. Shënjestër ishin pjesëtarët e familjes Dylgjeri.
Familja Dylgjeri kthehej nga një festë familjare në qytetin e Peqinit.
Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit, mjetet e tyre, të cilat ishin tri në rresht njëra pas tjetrës, ku brenda ndodheshin dhe gra dhe fëmijë, u përfshinë nga disa breshëri armësh.
Si pasojë mbetën të vdekur në vend Endrit Alibej, 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy xhaxha dhe nip, si edhe Erdal Durunay, 51 vjeç, shtetas turk.
Ata u qëlluan me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”, ndërsa ishin kthyer në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.alibej
Në afërsi të rreth-rrotullimit të Bradasheshit, atyre një mjet u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar me breshëri plumbash kallashnikovi.
Asokohe u dyshua se vrasja e tyre ndodhi për prishje të pazareve të drogës në Angli dhe Holandë, aty edhe ku qëndronin viktimat, shkruan panorama.
Edhe kjo vrasje e trefishtë u cilësua e mirorganizuar dhe mafioze, ndërsa ende nuk dihet se kush janë autorët e këtij krimi të trefishtë.
Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…
Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…