Categories: Uncategorized

OKB në Shqipëri thirrje qytetarëve: Mos u vini veshin thashethemeve për COVID-19

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos ua vënë veshin thashethemeve të çmendura se si mund të ndihmojë rakia apo ide të tjera se si të mbrohen…”

Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Brian J. Williams, thotë se Shqipëria bëri një punë të mirë me reagimin ndaj COVID-19, duke vepruar shpejt dhe fort që në fillim, gjë që parandaloi rritjen shpërthyese në fazën e parë. Megjithatë, rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve pas heqjes së masave kufizuese tregon se sa e nevojshme është që të ndiqen të gjitha rregullat e udhëzuara nga OBSH.

Të lidhura

None found

“Njerëzit duhet të mbajnë maska kur dalin në publik, kur dalin jashtë në vende të populluara, nëse shkojnë në tregje dhe, sigurisht, kur të hapet transporti publik, do të duhet të mbajnë maska që të mbrojnë të tjerët nëse janë vetë të infektuar”, tha ai.

Williams bëri thirrje që të merren parasysh udhëzimet e OBSH-së, e cila po komunikon me çdo qeveri në botë, po mësojnë gjithçka që munden nga i gjithë planeti, dhe mbajnë kontakte të përditshme me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

“Është shumë e rëndësishme që njerëzit të mos ua vënë veshin thashethemeve të çmendura se si mund të ndihmojë rakia apo ide të tjera se si të mbrohen. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje këshillave specifike që vijnë nga ekspertët, nga OBSH-ja dhe nga autoritetet këtu”, tha ai.

Koordinatori i OKB pranon se bota është ende duke mësuar rreth COVID-19, ndaj duhet të mësojnë të bashkëjetojnë hap pas hapi me të. “Një nga gjërat që nuk dinim më herët ishte se çfarë do të ndodhte në verë, sepse njerëzit e krahasojnë me ca sëmundje të tjera që nuk përhapen kaq shumë në verë, por mendoj se ajo që po shohim është se edhe pse koha tani është e bukur, kemi rritje të mëdha. Pra, kjo është nga ato gjërat që mund të mos e dimë patjetër, por mund ta shohim, duhet të mësojmë për të, duhet të tregohemi inteligjentë, duhet të reagojmë shpejt dhe pjesë e të reaguarit shpejt është që secili duhet të ndryshojë sjellje”, shtoi ai.

Pyetjes nëse qeveria duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar përhapjen e infeksionit mes stafit mjekësor, Williams iu përgjigj duke thënë se OKB ka ofruar asistencë, për sa u përket pajisjeve mjekësore dhe ato që quhen PPE (Pajisje Personale Mbrojtëse), me mbështetjen edhe të të tjerëve, si BE-ja e të tjerë, kështu që pajisjet janë.

“Duhet disiplina, të gjithë duhet të veshin PPE-të gjatë gjithë ditës, në vapë apo jo vapë, dhe të gjithë ata që vizitojnë ambientet e qendrave të kujdesit shëndetësor duhet të respektojnë masat. Pra, shqiptarët duhet të mendojnë pak për gjithë punonjësit e tyre të shëndetësisë dhe t’i mbështesin ata në marrjen e të gjitha masave për të mos pasur kaq shumë presion”, shtoi ai.

Koordinatori i përhershëm i OKB beson se rikthimi në izolim total do të varej nga mbipopullimi i spitaleve, siç ka ndodhur tragjikisht nëpër vende të tjera, por kjo mbetet në dorë të qeverive përkatëse. Për sa i përket dëmeve ekonomike, Williams thotë se OKB është e shqetësuar sidomos për punëtorët informalë, të cilët nuk kanë fituar domosdoshmërish nga ndihmat ekonomike të qeverisë.

“Pra, ne si OKB po hartojmë një plan mbështetës të rikuperimit social-ekonomik. Kështu që puna jonë është që të mbështesim atë që do të jetë përgjigja e Shqipërisë. Dhe qeveria, siç e keni parë në lajme, Ministri Ahmetaj ka folur për planin e rikuperimit nga ana e qeverisë dhe puna jonë është që ta mbështesim. Ne do të inkurajojmë disa prej partnerëve tanë të zakonshëm, disa prej partnerëve ndërkombëtarë për të mbështetur përpjekjet tona, por duam që të japim shumë këshilla teknike dhe mbështetje nismave të qeverisë”.

të fundit

Visar Bekaj në “Arena e Yjeve” rrëfen debutimin në moshën 16-vjeçare dhe udhëtimin deri te Kombëtarja e Kosovës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, i…

5 minutes ago

“Vdekje e SHBA-së”, mijëra iranianë i japin lamtumirën e fundit Ali Khameneit, në ceremoni bie në sy mungesa e djalit të ish-Liderit Suprem

Të shtunën, dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën në një kompleks të madh fetar në Teheran për ceremoninë publike të varrimit…

5 minutes ago

Dega e LDK-së në Austri i shkruan Abdixhikut: Kërkohen zgjedhje të brendshme dhe përgjegjësi për rezultatin

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të…

6 minutes ago

Bytyçi: Rama nën trysni nga protestat, situata i ka dalë jashtë kontrollit

Qytetarët shqiptarë po protestojnë prej më shumë se një muaji, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Profesori Enver Bytyçi,…

7 minutes ago

Diaspora i bashkohet Tiranës në ditën e 35-të të revoltës kundër Ramës

Diaspora ka mbërritur në Tiranë. Shqiptarë ka shtete të ndryshme të vendit, janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm…

10 minutes ago

U nis për të ndjekur Anglinë në Botëror, 65-vjeçari humbi kontaktet për 10 ditë dhe përfundoi në kërkim nga Interpoli

Ajo që duhej të ishte një udhëtim i zakonshëm për të ndjekur Kombëtaren e Anglisë në Kupën e Botës, u…

16 minutes ago