Categories: Uncategorized

OFL “zbarkon” në Shkodër, marrin letrën dy persona

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën dhe ditën e sotme u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 2 personave banues në Shkodër.

Bëhet fjalë për Enver Bajri dhe Emrah Plaku, të cilët si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi

Të lidhura

None found

OFL, 26 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E. B., banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu, Gjykata e Bolonjës (Itali) e ka dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni, e kryer në bashkëpunim”.

E. P., banues në Shkodër, person nën hetim, pasi ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

1 hour ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

1 hour ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

2 hours ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

2 hours ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

2 hours ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

2 hours ago