OFL kanxjerrë sot emrat e Eljon Hato dhe Ilir Selmani, të cilët kanë në dispozicion vetëm 48 orë për të deklaruar pasuritë e tyre.
I pari që OFL ka vendosur në shënjestër është Eljon Hato. Sipas OFL-së, ai është i dënuar për tre vepra të rënda penale si “Vrasje me dashje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Kush është Eljon Hato
Eljon Hato është një personazh i njohur në Tiranë, emri i të cilit u rikthye në medias natën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur gjatë një përplasjeje me armë, ku i pranishëm ishte edhe Ervis Martinaj. Hato njihet si shoku i këtij të fundit. Në atë ngjarje u vra një person dhe u plagosen dy të tjerë, njëri prej të cilëve ishte Hato.
Në vitin 2014, Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin sëbashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës, shkruan abcneës.al.
Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku emri i Eljon Hatos është i përfshirë në një ngjarje kriminale. Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli. Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë.
Kush është Ilir Selmani
Ilir Selmani është një anëtar i klanit “Duka” në Tiranë, i cili njihet për rivalitetin me grupin e Ervis Martinajt. Ky rivalitet doli në pah me vrasjen e Santjago Malkos në verën e vitit të shkuar në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Selmani është dënuar për një vrasje të ndodhur disa vite më parë, ndërsa mbi të rëndojnë dy akuza, “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Në organizimin e vrasjes së Santiago Malkos, Selmani, sipas të dhënave të dosjes hetimore, ka kthyer makinën në momentin që e ka udhëzuar Leonard Duka, kreu u klanit.
Leonard Duka i ka kërkuar Ilir Selmanit që të kthente automjetin sepse më në fund kishte arritur ta identifikonin dhe lokalizonin objektivin e tyre, Satjago Malkon.
Ata janë kthyer dhe janë ndaluar pikërisht në rrugën “Xhanfize Keko” ku u qëllua pak minuta më vonë edhe Santiago Malko.
Një ditë pas vrasjes së Charlie Kirk, figura e njohur e së djathtës amerikane dhe themelues i Turning Point USA,…
Eksportuesi i perimeve Marigren Qorri, 40-vjeç dhe dy punonjësit e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç kanë…
Administrata Trump synon të kërkojë një ulje drastike të azilit në Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj, në margjinat…
Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, ka ndarë një rrëfim të sinqertë mbi ardhjen në jetë të djalit…
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…