Categories: Uncategorized

OFL në aksion, kush janë të radhës që morën “ultimatumin”

Operacioni Forca e Ligjit ditën e sotme u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre personave, banues në Kuçovë, Berat dhe Gjirokastër.

Mario Selamaj, Kastriot Jahupi e Qerim Rabaj, kanë në dispozicion 48 orë për të deklaruar me shkrim pasuritë e tyre.
Njiftimi

Të lidhura

None found

OFL, 15 qershor

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. S., banues në Kuçovë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim;

– K. J., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të cilësive të veçanta”;

– Q. R., banues në Gjirokastër, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

3 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

3 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

3 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

4 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

4 hours ago