Categories: Uncategorized

OFL “msyn” në Tiranë, kush janë të radhës që morën sot letrën

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, tre personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht: Petrit Merja dhe Kreshnik Spahiu, banues në Tiranë, ndërsa i dënuari tjetër, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, njihet me tre emra, Aleks Dani alias Aleks Tërnova alias Idajet Tërnova.

Të lidhura

None found

P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

OFL, 6 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

P. M., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

K. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja me dhunë”, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim në formën e organizatës kriminale;

A. D. alias A. T. alias I. T., me banim në Bulqizë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Could Arlinda Zekaj’s murder have been prevented? Rexhepi and Berisha demand accountability from institutions

Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet e mundshme institucionale në trajtimin e…

16 minutes ago

Arifi warns of energy difficulties: Imports could cost 400 million euros, tariffs at risk of rising

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka ngritur shqetësime për gjendjen në sektorin energjetik në Kosovë, duke paralajmëruar një…

16 minutes ago

Documents/ The Ministry of Infrastructure secretly changes the Tirana-Rinas-Durrës railway project, moving the train 500 meters away from the airport

Një qytetar që do të zgjedhë në të ardhmen trenin për të shkuar në Aeroportin e Rinasit nuk do të…

16 minutes ago

VIDEO/ Protesters in Manëz threw eggs at Edi Rama’s car

Një grup protestuesish kanë pritur kryeministrin Edi Rama në zonën e Manëzit, teksa ky i fundit po udhëtonte drejt Gjirit…

17 minutes ago

Major crash on the Arbër Road leaves several people injured

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Arbrit. Dy automjete mësohet se janë përplasur…

17 minutes ago

Assembly held behind closed doors as Rama doubles political leaders in the regions; who will lead Tirana

Kryeministri Edi Rama ka nisur ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që…

17 minutes ago