Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar operacionin në Shkodër duke i dërguar formularin e deklarimit të pasurisë përsonazheve të njohur të krimit në këtë qytet.
Objekt i OFL kësaj radhe kanë qenë Muhamed dhe Ibrahim Lici si edhe Bledar dhe Gëzim Cafi.
None found
Të katërt ata njihen si pjestar të fiseve të njohura në këtë qytet. OFL pritet të mbajë një konferencë të posaçme për shtyp gjatë orëve në vijim për operacionin në fjalë.
Muhamed Lici është i burgosur tashmë dhe pret vendimin final të gjykatës pasi disa vite më parë u kap si kreu i bandës që vendoste gjoba ndaj tregtarëve në një treg të Shkodrës, ndërsa Ibrahim Lici akuzohet nga policia për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali një vit më parë në Shkodër.
Njoftimi i Plotë
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
M. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…
Në prononcimin për mediat ditën e sotme, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, bëri të ditur si mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu…
Alberto Nunez Feijoo, kandidati kryesor për kryeministër të ri të Spanjës, ka kërcënuar se vendi i tij mund të tërhiqet…
Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të…
Një mësues matematike nga Britania është dënuar me 25 vite burg dhe 8 vite të tjera me kusht pasi u…