Categories: Uncategorized

Kush është “bashkëpunëtori” i dyshuar në ekzekutimin e Santiago Malkos që mori letrën nga OFL

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë tre personave Eftim Ziko, Nikolla Panariti, Oltian Loga.

Oltian Loga, i dyshuar si pjesë e klanit “Duka” mendohet se ka qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko.

Të lidhura

None found

Loga duhet të justifikojë pasurinë brenda 48 orëve edhe pse ai është ende në arrati.

Deri tani, për vrasjen e Santiago Malkos, janë të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim 8 persona: Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Oltian Loga, 38 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

Për këtë ngjarje Oltion Loga dyshohet se ka qenë në automjetin tip ‘Volksëagen’, golf së bashku me Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Fatmir Hysenin.

Mendohet se Loga e të tjerët fillimisht kanë lëvizur nga zona e Freskut, pasi kanë darkuar në fakt, në drejtim të banesës së Santiago Malkos.

Tashmë Loga duhet të justifikojë pasurinë përpara organeve të drejtësisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Vjedhja” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

të fundit

Conte angazhon Pini Zahavin për të siguruar stolin e Manchester Unitedit

Antonio Conte po synon seriozisht stolin e Manchester Unitedit dhe ka ndërmarrë hapa konkretë për të avancuar kandidaturën e tij.…

2 minutes ago

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës, dërgohen me urgjencë në spital

Dy punonjës të një furre buke në fshatin Qënas në Fier janë asfiksuar mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë…

13 minutes ago

Pogradeci gjen pasuesin e Çelës: marrëveshje me ish-trajnerin e Dinamos dhe Partizanit

Pogradeci nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e Emiljano Çelës [...]Read More...

26 minutes ago

National protest today as citizens and students gather at 14:00 outside the Ministry of Education, calling for Rama’s resignation

# Dita e 165-të e protestës kundër qeverisë, në orën 14:00 mbahet protesta kombëtare Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë…

28 minutes ago

Three dead and three injured after SUV hits pedestrians in Los Angeles

Tre persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në Los Angeles kur një makinë u përplas me…

29 minutes ago

Tirana is becoming harder for young families as births fall at twice the national rate

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të…

29 minutes ago