Categories: Uncategorized

OFL i dërgoi formularë për deklarimin e pasurisë, flet avokati i Ervis Martinajt

Ervis Martinaj, ishte një ndër subjekët që OFL sot dërguar formularin për deklarimin e pasurisë.

Pas këtij veprimi, ka reaguar Avokati Mirash Martini, në emër të klientit të tij Ervis Martinajt.

Në një prononcim, avokati thekson se Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ të KM nr. 1, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti.

Sipas tij edhe pse Ervis Martinaj nuk është subjekt do japë të gjithë sqarimet që do i kërkojë policia.

Ditën e sotme OFL u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre personave të tjerë që janë subjekt i ligjit special, të cilët janë Ervis Martinaj, dhe dy vëllezërit Arben dhe Valentino Kaçorri, shkruan Fax ëeb.

-Ervis Martinaj nga Kurbini, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.

Martinaj është nën hetim për ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe mbeti i plagosur rëndë Eljon Hato.

Aktualisht kjo çështje vijon të hetohet nga prokurori Artan Lulaj në prokurorinë Tiranës, ku krahas kësaj ngjarje një tjetër prokurore, Anisa Qilimi, kryen hetime për sa i përket dyshimeve për Martinajn për akuzën e pastrimit të parave.

-Arben Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje

-Valentino Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– E. M., me banim në Kurbin, person në hetim për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

– A. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje;

– V. K., me banim në Tiranë, i dënuar në Itali për vrasje dhe trafik armësh;

Brenda 48 orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

të fundit

Parashikimi i motit 31 Dhjetor 2025, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore

Ditën e fundit të këtij viti, vendi ynë do të përjetojë mot tipik dimëror, i karakterizuar nga temperatura të ulëta…

10 minutes ago

Nga ekzekutimi në sallën e gjyqit të gjyqtarit Kalaja, tek atentati në Rinas, ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1…

19 minutes ago

Horoskopi 31 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur…

8 hours ago

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin? Çfarë po ndodh mes tyre në “Big Brother VIP”, këngëtari: Më afër konsideroj Selin

Gjatë prime-t të sotëm u diskutua marrëdhënia mes Selin, Mirit dhe Lornës. Miri dhe Lorna kanë deklaruar se njihen më…

8 hours ago

Zelensky: Do të ishte e dëshirueshme që Trump të fluturonte për në Ukrainë me aeroplan

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se një vizitë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Ukrainë do të ishte e…

8 hours ago

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”, Iliri telefonohet nga bashkëshortja: Ka një problem, na ke lënë pa gjumë

Banori Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me…

9 hours ago