Categories: Uncategorized

Ofendoi dhe i nxorri jashtë, studentja paralajmëron Ramën: Do shihemi në shesh!

Ditën e djeshme është rikthyer në vëmendje përplasja mes studentëve dhe kryeministrit Edi Rama, pas incidentit gjatë diplominit të studentëve të mjekësisë.

Studentja, Albina Ruko ka folur për incidentin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me një student të cilin e nxorën me forcë nga salla pasi kundërshtoi me vendosmëri ato çfarë kryeministri po shiste si arritjet e qeverisë për Universitetin.

Të lidhura

None found

Ruko thase nuk është hera e parë që Rama sillet në këtë formë me studentët ndërsa paktin për Universitetin e ka konsideruar si propagandë të shefit të qeverisë, shkruan faxweb.

“Në fakt incidenti i djeshëm nuk shënon herën e parë që Rama sillet në këtë formë. Një vit më parë kemi pasur të njëjtin incident. Jemi tërhequr zvarrë duke na nxjerrë nga salla vetëm se e kundërshtuam.

Paktin për Universitetin Rama e ka shitur si dicka të suksesshme, por e vërteta qëndron ndryshe, ai shet vetëm propagandë. MAS ka thënë se tarifat përgjysmohen por e kanë në dorë universitetet, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndryshim. Tek mjekësia paguajmë të njëjtën tarifë.

Gjithashtu Karta e Studentit, e propaganduar nga Veliaj. Duhet të presësh me orë të tëra në radhë për të marrë një kartë studentore. Viti i parë akoma nuk e ka fituar kartën studentore, pavarësisht se nuk i hyn në punë.

Ne e morëm vesh 2 orë më parë që Rama do të ishte në sallë për të thënë të pavërteta për arritjet e tij. Reagimet e tij lënë për të dëshiruar, dhe kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me një person normal, nuk lejon njerëzit të shprehen por i nxjerr jashtë dhe i fyen duke përmendur ilaçet. Pavarësisht se ne kemi treguar se Ligji për Arsimin e Lartë është thelbi i jetës studentore”.

Roku tha se përgjegjësi për t’u përgjigjur kërkesave të studentëve ka ministria e Arsimit, ndërsa theksoi se studentët janë detyruar të përballen me Ramën sepse ka marrë pozitat e ministrisë.

“Ajo që duhet t’i kërkojmë llogari është ministrja e Arsimit, nuk e kemi problemin personal me zotin Rama e kemi problemin me kushtet universitare. Këtë propagandë e bën Rama duke treguar se Ministria e Arsimit është në varësi të tij”.

Sipas studentes, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën studentore dhe kushtet me të cilat arsimohen ndërsa shtoi se, nuk ka ndryshuar metodë dhe as stradegji mbi uljen e tarifave ndryshe nga sa u premtua.

Nga ana tjetër, Ruko tha se së shpejti studentët do t’ju rikthehen protestave si e vetmja alternativë e mbetur që sipas saj do t’i përballë stundentët me qeverinë dhe mi9nistrinë e Arsimit.

“Asgjë nuk a ndryshuar, është bërë akoma më keq, të njëjtat propleme, të njëjtat tarifa. Tarifat e masterit as nuk flitet për reduktim ç’ka ka sjellë reduktim të atyre që vazhdojnë masterin për shykak të rrethanave ekonomike, edhe unë jam njëri prej tyre. PAkti për Universitetin është vetëm propagandë e qeverisë asgjë më tepër.

Ne do shihemi së shpejti në rrugët e Tiranës me Ramën dhe Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi një datë fikse por besoj se së shpejti do nisim këtë rrugë. E vetmja rrugë është protesta dhe do të vijojmë në këtë formë. Rama është non grada në jetën universitet, nuk e ka vëndim me studentët, ai punon për interesa personale dhe private”.

të fundit

Fire in Himarë is being brought under control, homes no longer threatened

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

5 hours ago

More than 450 personnel and 160 military members on the fire front in Himara

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

5 hours ago

Zjarri në Himarë po vihet nën kontroll, banesat nuk kërcënohen më

Situata e zjarrit në Himarë është duke shkuar drejt stabilizimit, ndërsa sipas informacionit të fundit nga Prefektura e Vlorës, aktualisht…

6 hours ago

Mbi 450 efektivë dhe 160 ushtarakë në vijën e frontit të zjarrit në Himarë

Rreth 460 efektivë dhe punonjës të strukturave të ndryshme janë angazhuar në terren për përballimin dhe shuarjen e zjarrit. Në…

6 hours ago

PSG zgjat bashkëpunimin me pesë futbollistë të rëndësishëm

Paris Saint-Germain ka siguruar të ardhmen e pesë futbollistëve, duke rinovuar kontratat e Lucas Beraldos, Senny Mayulu, João Nevesit, Willian…

7 hours ago

Horoskopi 5 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale…

7 hours ago