Categories: Uncategorized

Ofendoi dhe i nxorri jashtë, studentja paralajmëron Ramën: Do shihemi në shesh!

Ditën e djeshme është rikthyer në vëmendje përplasja mes studentëve dhe kryeministrit Edi Rama, pas incidentit gjatë diplominit të studentëve të mjekësisë.

Studentja, Albina Ruko ka folur për incidentin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me një student të cilin e nxorën me forcë nga salla pasi kundërshtoi me vendosmëri ato çfarë kryeministri po shiste si arritjet e qeverisë për Universitetin.

Ruko thase nuk është hera e parë që Rama sillet në këtë formë me studentët ndërsa paktin për Universitetin e ka konsideruar si propagandë të shefit të qeverisë, shkruan faxweb.

“Në fakt incidenti i djeshëm nuk shënon herën e parë që Rama sillet në këtë formë. Një vit më parë kemi pasur të njëjtin incident. Jemi tërhequr zvarrë duke na nxjerrë nga salla vetëm se e kundërshtuam.

Paktin për Universitetin Rama e ka shitur si dicka të suksesshme, por e vërteta qëndron ndryshe, ai shet vetëm propagandë. MAS ka thënë se tarifat përgjysmohen por e kanë në dorë universitetet, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndryshim. Tek mjekësia paguajmë të njëjtën tarifë.

Gjithashtu Karta e Studentit, e propaganduar nga Veliaj. Duhet të presësh me orë të tëra në radhë për të marrë një kartë studentore. Viti i parë akoma nuk e ka fituar kartën studentore, pavarësisht se nuk i hyn në punë.

Ne e morëm vesh 2 orë më parë që Rama do të ishte në sallë për të thënë të pavërteta për arritjet e tij. Reagimet e tij lënë për të dëshiruar, dhe kuptojmë se nuk kemi të bëjmë me një person normal, nuk lejon njerëzit të shprehen por i nxjerr jashtë dhe i fyen duke përmendur ilaçet. Pavarësisht se ne kemi treguar se Ligji për Arsimin e Lartë është thelbi i jetës studentore”.

Roku tha se përgjegjësi për t’u përgjigjur kërkesave të studentëve ka ministria e Arsimit, ndërsa theksoi se studentët janë detyruar të përballen me Ramën sepse ka marrë pozitat e ministrisë.

“Ajo që duhet t’i kërkojmë llogari është ministrja e Arsimit, nuk e kemi problemin personal me zotin Rama e kemi problemin me kushtet universitare. Këtë propagandë e bën Rama duke treguar se Ministria e Arsimit është në varësi të tij”.

Sipas studentes, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën studentore dhe kushtet me të cilat arsimohen ndërsa shtoi se, nuk ka ndryshuar metodë dhe as stradegji mbi uljen e tarifave ndryshe nga sa u premtua.

Nga ana tjetër, Ruko tha se së shpejti studentët do t’ju rikthehen protestave si e vetmja alternativë e mbetur që sipas saj do t’i përballë stundentët me qeverinë dhe mi9nistrinë e Arsimit.

“Asgjë nuk a ndryshuar, është bërë akoma më keq, të njëjtat propleme, të njëjtat tarifa. Tarifat e masterit as nuk flitet për reduktim ç’ka ka sjellë reduktim të atyre që vazhdojnë masterin për shykak të rrethanave ekonomike, edhe unë jam njëri prej tyre. PAkti për Universitetin është vetëm propagandë e qeverisë asgjë më tepër.

Ne do shihemi së shpejti në rrugët e Tiranës me Ramën dhe Ministrinë e Arsimit. Nuk kemi një datë fikse por besoj se së shpejti do nisim këtë rrugë. E vetmja rrugë është protesta dhe do të vijojmë në këtë formë. Rama është non grada në jetën universitet, nuk e ka vëndim me studentët, ai punon për interesa personale dhe private”.

të fundit

Një emigrant humb jetën në Kanalin Anglez, mbi 60 persona shpëtohen

Një burrë humbi jetën në ujërat e ftohta të Kanalit Anglez teksa përpiqej të arrinte në Britani me një gomone…

6 minutes ago

Konflikt i ashpër në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë (VIDEO)

Paraditen e sotme, një konflikt i dhunshëm është regjistruar në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë. Konflikti raportohet se…

7 minutes ago

VIDEO/ Antonio Konte dhe trajneri i Parmës shahen me ulërima, si ndodhi sherri masiv dhe pasuan kartonët e kuq

Ndeshja e zjarrtë mes Parmës dhe Napolit u mbyll me shifrat 0-0 dhe trajnerët Kristian Kivu dhe Antonio Konte u…

12 minutes ago

Shkëlqejnë 5 futbollistë të Kombëtares shqiptare. Kush janë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.kombetarjaPortali i njohur i statistikave,…

15 minutes ago

Fituesi i Eurovision 2025 emocionohet kur sheh turmën duke e pritur në aeroportin e Vjenës

Një turmë fansash e pritën me entuziazëm JJ-in në aeroportin e Vjenës sot, pasi ai fitoi konkursin e 69-të të…

23 minutes ago

Rekomandimet për luftën kundër krimit/ Altin Dumani “përplaset” me ministrin e Drejtësisë: Po rrezikoni të sillni…

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për…

28 minutes ago