Nuk ka prova shkencore që personat e shëruar nga COVID-19 kanë antitrupa që i mbrojnë nga një infektim i dytë. Konfirmimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me anë të një dokumenti zyrtar.
Sipas OBSH-së, në këtë pikë të pandemisë nuk ka prova të mjaftueshme mbi efikasitetin e imunitetit të antitrupave për të garantuar efikasitetin e një “pasaporte imuniteti” apo një “certifikatë çlirimi nga rreziku”. Në këtë mënyrë, bie dhe teoria e masës, në të cilën shkencëtarë të ndryshëm besonin se nëse koronavirusi prekte shumicën e popullatës në botë, atëherë do të krijohej një lloj rezistence ndaj këtij virusi të rrezikshëm.
None found
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë prezantoi një nismë ndërkombëtare bashkëpunimi për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjive për të luftuar Covid-19. Në një event virtual, drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është krenar për unitetin mes shumë partnerëve, ndërsa synimi është që të gjithë personave t’u garantohet qasja në mjetet e nevojshme për të mposhtur koronavirusin e ri:
“Eksperienca e kaluar na ka mësuar se edhe nëse mjetet janë të disponueshme, nuk janë përdorur njësoj nga të gjithë. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”.
Kjo iniciativë do të nxisë bashkëpunimin mes vendeve si dhe zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave, mjeteve të diagnostikimit dhe terapive për virusin pandemik. Që prej janarit, OBSH ka punuar me mijëra studiues në të gjithë botën për të zhvilluar një vaksinë të aftë për të luftuar përhapjen e Covid-19.
Në këtë bashkëpunim ka aderuar dhe një numër i lartë i aktorëve ndërkombëtarë, përfshirë Fondin Global, Bankën Botërore dhe fondacionin Bill dhe Melinda Gates.
Në eventin e OBSH mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kandelarja gjermane, Angela Merkel.
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…
Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…
Mbrojtësi i Atletico Madridit, Marcos Llorente, gjeti kohë për t'i shprehur mbështetjen e tij familjes së Jesus de Miguel pas…
Aksionet e kompanive të lidhura me inteligjencën artificiale pësuan rënie gjatë tregtimit gjatë natës, pas fitoreve të konsiderueshme të demokratëve…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mbështetësit e tij për mundësinë e një procedure të re shkarkimi nga detyra, nëse…
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Oberhausen të Gjermanisë, ku shpërthimi i një…