Categories: Uncategorized

OBSH: Kujdes me hapjet, rrezikojmë 1 valë të dytë para verës

Përfaqësuesi italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka paralajmëruar se një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit mund të shpërthejë në vjeshtë.

Sipas tij, do të ketë valë të tjera të këtij virusi, deri kur të krijohet një vaksinë. Ai shton se nuk duhet përshpejtuar me hapjen e qyteteve, përndryshe vala e dytë mund të jetë përpara stinës së verës.

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri. Deri sa të mos të kemi një vaksinë do të ketë valë të tjera, ose, shpresojmë, vatra të vogla të tjera epidemike. Për këtë, është shumë e rëndësishme të mos përshpejtohet me hapjen e qyteteve. Në rast të kundërt, valën e dytë rrezikojmë ta kemi para verës.

Zgjedhjet e rrezikshme të disa liderëve politikë botërore do të ndikojnë mbi popujt e tyre. Nëse ka pasur shumë viktima krahasuar me të tjerët është sepse vendimet janë marrë ose vonë ose në mënyrë të gabuar.

Shembulli më i qartë është Britania dhe SHBA-ja, ku qeveritë nuk i kanë dëgjuar këshillat e shkencëtarëve dhe kanë reaguar në mënyrë ekstremisht të vonë.

Por, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një linjë komandimi unik dhe një raport i drejtë mes politikës dhe institucioneve mirëfunksionuese, gjërat shkojnë më mirë”, tha ai.

Më shumë se 2,2 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga koronavirusi, ndërsa mbi 152 mijë persona kanë humbur jetën.

të fundit

Asllani më pranë se kurrë largimit nga Interi, shqiptari kërkohet nga klubit tjetër italian

E ardhmja e Kristjan Asllanit është ende në dilemë. Edhe pse pas përfundimit të ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare mesfushori konfirmoi…

3 hours ago

Universiteti Western Balkans nderon z. Yohei Sasakawa, Kryetarin e Fondacionit Nippon, me “Doctor Honoris Causa”

Universiteti Western Balkans organizoi një ceremoni solemne me rastin e akordimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Yohei…

3 hours ago

Horoskopi 14 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni…

3 hours ago

VIDEO / Momente paniku për futbollin kolumbian, shikoni kur mbrojtësi bie pa ndjenja në fushë

Momente frike dhe paniku u regjistruan në elitën e futbollit kolumbian gjatë ndeshjes mes Independiente Santa Fe - Atletico Nacional.…

3 hours ago

Plakeni më ngadalë? Këto suplemente kanë një efekt befasues

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët”…

4 hours ago

Gattuso shumë pranë emërimit si përzgjedhës i Italisë, e konfirmon babai i tij

Gennaro Gattuso është ‘shumë pranë’ të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë, ka konfirmuar babai i tij. Ish-trajneri i Hajduk…

4 hours ago