“Virusi ka origjinë nga natyra dhe nëse ShBA ka informacione që e hedhin poshtë këtë tezë, le t’i publikojë. Ne mund të mësojmë nga shkencëtarët kinezë, por nëse kjo kthehet në një investigim të ashpër ndaj tyre, atëherë gjithçka kthehet në politikë, dhe jo një problem shkencor…”
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) organizoi të hënën një konferencë shtypi mbi epideminë e koronavirusit të ri.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo janë shprehur se koronavirusi i ri e ka burimin nga Instituti i Virologjisë i Ëuhan-it.
Lidhur me këtë, drejtorja teknike e Programit të Emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Maria van Kerkhove u shpreh se koronaviruset përgjithësisht janë të përhapur te lakuriqët e natës dhe se tani 15 mijë renditje të gjenomit të koronavirusit të ri tregojnë se ai nuk është prodhuar nga njeriu.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve po bashkëpunojnë me Kinën për të gjetur kafshët mbartëse kalimtare të koronavirusit të ri, për të shmangur kalimin përsëri te njerëzit.
Kreu i Programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Michael Ryan u shpreh se OBSh-ja nuk ka marrë prova nga pala amerikane që koronavirusi i ri ka ardhur nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it. OBSh-ja mendon se këto fjalë janë spekulime.
Ai theksoi se renditja gjenetike e virusit dhe opinionet e marra nga OBSh-ja tregojnë se koronavirusi i ri ka origjinë natyrore.
Shkencëtarët kinezë po komunikojnë dhe bashkëpunojnë me botën për të shkëmbyer njohuritë përkatëse.
Në lidhje me akuzat e ngritura dhe pretendimet e ShBA-së që kanë prova se ky virus është krijuar në laborator, OBSh i ka kërkuar që t’i publikojë ato.
Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me sasi e lëndës eksplozive e cila u gjet…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ali Demi” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet…
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Ragip Gila, autori i dyshuar i atentatit në Shkodër, po mbahet i izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Për shkak…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…