Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka nxjerrë disa këshilla, për koronavirusin. Nëse në familjen tuaj është dikush i infektuar me koronavirus, ose që dyshohet duhet patjetër të ndjekë këshillat më poshtë!
Ja këshillat e OBSH-së!
“Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
• Pas kollitjes apo teshtitjes
• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
• Përpara ngrënies
• Pas përdorimit të tualetit
• Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
• Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës , pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshme dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.”
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…