Categories: Uncategorized

“O bir i nënës së vet”, nëna gjen të pajetë foshnjën 3 muajshe

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së djeshme në një familje në kryeqytet. Ai që tregon ngjarjen është fqinji i familjes. Sipas personit, i cili ka preferuar të ngelë anonim, një foshnjë ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ndërsa nuk bëhen me dije shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, qytetari tregon se gjatë gjtihë natës kanë dëgjuar ulërima dhe të bërtitura të disa grave. Fillimisht nuk e kanë kuptuar për çfarë bëhet fjalë, deri sa ka zbardur mëngjesi.

Ai shprehet për JOQ se afër agimit ka dëgjuar zërin e gjyshes duke ulërit. Gruaja dëgjohet të ketë qenë duke vajtur nipin, teksa ulëriste “O bir i nënës s’vet”.

Sipas qytetarit, kjo është vdekja e tretë e një foshnjeje brenda shumë pak ditësh në vendin tonë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së foshnjes së fundit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teki Selenica” në Tiranë.

Qytetari shkruan për JOQ:

Mirëmëngjes JOQ! Mëngjesin e sotshëm jemi zgjuar nga ulërimat dhe të qarat e një zonje. Një tjetër foshnjë 3 muajshe ndërroi jetë. Çfarë po ndodh kështu? Foshnja e tretë që po dëgjojmë. Qeveria realisht duhet të marrë masa mos të ndodhin më. Foshnja ka vdekur në Tiranë, në rrugën Teki Selenica. Gjithë natën kemi dëgjuar zhurma po nuk e kemi kuptuar. Në mëngjes gjyshja po thoshte “Bir i nënës vet”. Kur kemi shkuar, mësuam se ishte vetëm 3 muajsh”.
Ndërkaq, ABC Neës, në një kronikë të realizuar ditën e djeshme raportoi për një situatë shumë të rënduar në urgjencnë e Pediatrisë në QSUT. Një nënë me foshnjen një muajshe e gjysmë nuk kishte arritur t’i jepte ndihmën e duhur bebes së saj, pasi askush nuk e merrte përsipër, duke qenë se nuk ka shtretër dhe vende për të akomoduar të vegjlit.

të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza…

12 minutes ago

Përfshihet nga flakët makina në Gjirokastër, zjarrfikësit shuajnë flakët, shkrumbohet mjeti

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë fshatit Dhoksat teksa po udhëtonte në drejtim të Gjirokastrës. Mjeti…

52 minutes ago

“Të gjithë kishin frikë nga gjithçka”/ Ermal Meta rrëfen për italianët jetën në diktaturë dhe Enver Hoxhën: Çdo lagje kishte spiunë!

Çfarë do të thotë të lindësh, të rritesh dhe të jetosh nën një regjim komunist? Këtë e shpjegon Ermal Meta,…

1 hour ago

Breshër, rrugë të përmbytura dhe pemë mbi makina, një stuhi e fortë dhe e papritur godet Italinë

Një stuhi e papritur dhe e fuqishme me erë dhe breshër goditi bregdetin e Romagnës para agimit, duke filluar në…

2 hours ago

Zjarr në një ndërtesë të amortizuar pranë bashkisë Elbasan, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi

Një zjarr është regjistruar mesditën e sotme në qendër të Elbasanit. Mësohet se zjarri ka rënë një një ndërtesë të…

2 hours ago

Policia Kufitare vijon kontrollet intesive në bregdet, bllokon 26 mjete lundruese nga Koman në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave…

2 hours ago