Categories: Uncategorized

“Nuk ushqehen njerëzit me batuta”, Basha jep zgjidhjen ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale përsa i përket masave që qeveria duhet të marrë menjëherë për të përkrahur biznesin.

Basha shkruan se 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Postimi i plotë i Bashës:

Ditët që po kalojmë janë të paprecedenta. Anembanë botës qeveritë dhe opozitat po përpiqen për të gjetur mënyrën më efikase për të ndalur përhapjen e virusit, si edhe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset që ta tejkalojnë sa më lehtë këtë.

Për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam patur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia.

Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë:

“Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit” dhe
“Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”.
Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë.

Këto masa fiskale lehtësuese u vijnë në ndihmë si sipërmarrësve të vegjël, ashtu dhe punëtorëve të tyre. Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur?

Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka MIRËMENAXHIM, KOMPETENCË dhe TRANSPARENCË.

Sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë.

Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert.

Jeta nuk ka çmim, ndaj unë sot nuk dua të përfshihem në batuta bajate që nuk të çojnë asgjëkundi dhe nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. Ne si opozitë do të vazhdojmë të mirëinformojmë njerëzit, të kërkojmë e të bëjmë transparencë sa të mundemi dhe të ofrojmë zgjidhje dhe alternativa për tejkalimin e kësaj gjendje. Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia.

të fundit

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Tiranës, ka njoftuar se ka nisur procedimin e lirë ndaj një shtetaseje, pronare e një dyqani Exchange, pasi…

17 minutes ago

Raporti: Kadastra injoron Kuvendin dhe rekomandimet

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit vë në dukje se në shumicën e rasteve, Kadastra injoroi masat dhe…

56 minutes ago

Vendimi i qeverisë/ Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë që përfitojnë

Këshilli i Ministrave, ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në vendimin që rregullon strukturën e pagave, nivelet e pagave dhe…

1 hour ago

Aksident në aksin Tepelenë-Këlcyrë, plagoset shoferi

Mbrëmjen e djeshme, një aksident automobilistik është regjistruar aksin Tepelenë-Këlcyrë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kthesën e fshatit Mezhgoran,…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 84.4 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit/ Vijon rinumërimi i votave për Tiranën, KQZ: Deri tani janë hapur 355 kuti, ja rezultati

Ditën e sotme, do vijojë dhe procesi i rinumërimit të kutive të votimit, për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit…

3 hours ago