Categories: Uncategorized

“Nuk u realizuan qëllimet” Berisha i zhgënjyer nga Basha e Kryemadhi?

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar në “Opinion” për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Berisha për herë ka komentuar marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë sa i përket reformës zgjedhore.

Në emisionin Opinion, ai tha se pse është arritur në këtë pikë dhe pse opozita nuk arriti dot në qëllimet që kishte.

“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës.

Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri. Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje.

Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, tha Berisha në Opinion.

Por pse opozita nuk realizoi dot qëllimet e tjera që kishte?

“Opozita nuk realizoi dot dy qëllime të tjera, rrëzimin e Edi Ramës dhe shkuarjen në zgjedhje të tjera. Në këtë realitet, opozita kishte qëllim vetëvrasjen me atë vendim që bëri? JO.

Nuk e rrëzoi, sepse nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore që ekzistonte me mos bindjen civile të shkallës së atij sa ti jepte shqelmin e Edi Ramës”. /albeu.com/

të fundit

Australi/ Sulm me thikë në një qendër tregtare, raportohet për 4 viktima

Skena paniku u zhvilluan të dielën në mëngjes në qendrën tregtare Northland në Preston, Melbourne, Australi, pas një sulmi me…

4 minutes ago

Tronditet Berati/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në derën e një lokali në Berat.…

28 minutes ago

Dështoi 20 herë/ Sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, a do kalohet ngërçi politik?

KOSOVË- Pas 20 dështimeve, Kuvendi i Kosovës edhe këtë të dielë do të mblidhen në përpjekjet e radhës për konstitumimin…

35 minutes ago

VIDEO/ Merr flakë në ecje automjeti në aksin rrugor Fier-Lushnje, shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri

Një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët në ecje mëngjesin e kësaj të diele në aksin Fier-Lushnje. Ngjarja…

1 hour ago

Parashikimi i motit për sot, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Depërtimi i masave ajrore të freskëta dhe të lageshta me origjinë veriore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin…

1 hour ago

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

Dashi Pjesa me e madhe e te dashuruarve do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme sot. Nëse nga…

2 hours ago