Drejtori i OSHEE, Ardian Çela gjatë një interviste për Ora News ka sqaruar situatën energjitike dhe se si do procedohet faturimi në këtë kohë pandemie.
Çela shtoi se konsumi i energjisë elektrike në muajin mars është rritur me 5% nga viti i kaluar dhe u shpreh se e gjithë kjo rritje ka ardhur nga konsumatori familjar, pasi bizneset u mbyllën në 15 mars.
Ai tha se në vend janë 400 mijë abonentë të cilëve nuk u është lexuar fizikisht matësi dhe u është bërë faturë referuese me muajin mars 2019.
“ERRE mori një vendim në mars, aty ku është e pamundur që të lexohet matësi të behet faturimi me vlerë referuese me të njëjtit muaj me një vit më parë.
Unë dua të them që nga 1.2 mln abonentë, arritëm të lexojmë 800 mijë dhe për 400 mijë abonentë u bë leximi referues.
Këto janë abonentë privatë dhe familjarë. Për abonentët privatë, biznese, duke parasysh që në 15 mars kanë pushuar së vepruari aktivitetin e tyre, kemi marrë vlerën referuese të muajit mars 2019, duke pjesëtuar me 14 ditë, pra e kemi llogaritur për 14 ditë.
Ndërsa për familjarët kemi marrë vlerat referuese të muajit mardh dhe kemi shkuar në shtëpi apo biznese duke thënë që është faturë referuese apo me lexim.
Por ka një fakt që duhet thënë, që gjatë muajit mars konsumi i energjisë elektrike ka një rritje me 5% me vitin e kaluar.
Duke pasur parasysh që për 2 javë ekonomia pushoi së funksionuari, ky konsum është i tërë konsum familjar dhe në rast kur kemi arritur t’i lexojmë kemi konstatuar rritje të konsumit edhe me dyfish. Dhe ky faturim referues nga kompania është një faturim me humbje.
Që do të thotë që në muajin prill do të bëhet fatura sistemuese, por mund të ketë ndodhur që familjarët nuk kanë qenë fare në shtëpi, dhe konsumi do të jetë më pak.
Fatura e radhës sistemuese do të jetë më pak ose më shumë. Duke rënë konsumi i biznesit, konsumi familjar nga 45% ka shkuar në 55% të të gjithë konsumit”.
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…