“Masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!”
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna do të vendosen rregulla të reja në tregun e Kombinatit, si i vetmi treg sipas kreut të qeverisë që po sjell probleme.
Rama njofton se nga fillimi i javës që vjen, ushtria do të lejojë më makina në treg, do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet, do largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër dhe në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
Postimi i Ramës:
Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg!
Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e Kombinatit.
nga e hëna rregulla të reja:
– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;
– do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;
– largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;
– në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.
– do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.
masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!
Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…