Categories: Uncategorized

Nuk plotësuan kriteret, rihapet tenderi për shtëpitë që prishi tërmeti

Në muajin mars Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) shpalli procedurën e prokurimit që kishte si objekt “Rindërtimi i shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti (në kuadër të procesit të rindertimit)” me një fond limit prej 5.2 miliardë lekë pa TVSH.

Afati për paraqitjen e ofertave ishte 19 marsi dhe duket se pavarësisht situates, kompanitë kanë shfaqur interes por asnjë prej tyre nuk është klasifikuar si ofertë fituese.

Të lidhura

None found

FSHZH rihapi sërish këtë javë të njëjtën procedurë duke argumentuar se anulimi i të mëparshmes erdhi pasi “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit”.

Ajo që bie në sy në procedurën e rishpallur është rritja e fondit limit që tashmë ka kaluar në rreth 6.2 miliardë lekë pa TVSH, pra një rritje me gati 20 për qind të këtij fondi. Objekti i marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e banesave individuale, ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të këtyre banesave në territorin e bashkive Durrës, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak dhe Vorë.

Po kështu paralelisht me këtë procedurë është hapur edhe një tjeter me objekt “Ndërtimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim të detyruar” me fond limit 3.7 miliard lekë duke cuar totalin në rreth 10 miliard lekë apo më shumë se 80 milionë euro.

Fondi i procedurës

Në dokument sqarohet se vlera e përafërt llogaritet në 6,186,125,775 (gjashtë miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e njëqind e njëzet e pesë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë) lekë pa tvsh.

“Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 5,499,892,262 lekë pa tvsh. Në rastin kur objekti i prokurimit përbëhet nga disa artikuj, shumatorja e çmimeve për njësi është:

– Versioni 1: Banesë individuale 1+1, vlera 2,188,401 Lekë pa tvsh; Banesë individuale 1+2, vlera 2,507,131 Lekë pa tvsh; Banesë individuale 1+3, vlera 3,163,758 Lekë pa tvsh.

– Versioni 2: Banesë individuale 1+1, vlera 2,184,104 Lekë pa tvsh; Banesë individuale 1+2, vlera 2,501,609 Lekë pa tvsh: Banesë individuale 1+3, vlera 3,177,776 lekë pa tvsh” thuhet në dokument.

Tipologjia e banesave

Dokumentet nënvizojnë edhe dy versionet e tipologjisë së banesave sa i takon ndërtimit.

Versioni 1 – Ndërtime sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) me metodologji modulare, me konstruksion metalik parafabrikat dhe muraturë/panele parafabrikatë fiber cimento (antisizmike, eficience te larte energjie, etj)

Versioni 2 – Ndërtime sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) me metodologji tradicionale, ndërtim në vend, me konstruksion beton arme, me muraturë tulle me termoizolim, etj

Rindërtimi i Banesave individuale do të ketë shpërndarje në territorin e bashkive të lartpërmendura. Rindërtimit i tyre mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose vec e vec (në banesat ekzistuese) sipas përcaktimit të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore. Monitor

të fundit

Administration reform requires vision and concrete results, says Minister Minchev

Reforma e administratës publike nuk është një përcaktim deklarativ, por një proces që kërkon punë të vazhdueshme, vizion të qartë…

10 minutes ago

Mickoski: Location of new clinical center expected to be determined by summer season

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që deri nga fundi i verës të rrumbullakësohet procesi për zgjedhje të lokacionit për qendrën e…

10 minutes ago

British Embassy Raises Concerns Over Actions at Ujman During Ongoing Legal Proceedings

Ambasada britanike në Kosovë shprehu shqetësim për rrënimin e shtëpive pranë Liqenit të Ujmanit dhe tha se po i ndjek…

11 minutes ago

VV MP: Enver Hasani supports return of Serb judges and prosecutors

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu Hyseni në një postim të saj në Facebook ka shpërndarë një artikull të mediave serbe,…

11 minutes ago

Details of the accident on the Grand Ring Road emerge, one suspected dead, truck collides with SUV and falls from bridge

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe…

12 minutes ago

Severe accident on highway: Concrete mixer falls from Sauk overpass, one dead and one injured

Një aksident i rëndë është raportuar në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një betoniere dyshohet se ka rënë nga lart në autostradë.…

13 minutes ago