Categories: Uncategorized

Nuk lejohet kondicioneri, cilat janë kushtet për taksistët

Taksistët nga e hëna e 27 prillit do të fillojnë shërbimin vetëm për lëvizjet brenda qytetit. Por e gjithë kjo do të ndodhë , megjithatë nën masa të rrepta sigurie, për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ky vendim vjen s një masë lehtesëse e marrë nga qeveria, në një kohë ku sipas ekspertëve të Komitetit Teknik kurba e të infektuarve në Shqipëri është e butë.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës janë nxjerrë urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi, ku thuhet se fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.

Të lidhura

None found

Ndërkohë nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.

Gjithashtu një tjetër pikë që duhet respektuar është edhe ajrosja e mjetit në mënyrë natyrale pra kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur.

Duhen respektuar gjithashtu edhe kërkesat e ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliten apo kur teshtin, si dhe të shmanget prekja e syve, hundës ose gojës me duar të palara. Rregulla duhet të ndiqen edhe për pagesën e udhëtimit, pasi shoferi pas pagesës me kartë apo cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.

Ndërkohë shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

3 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

4 hours ago