Categories: Uncategorized

“Nuk kam pasur asnjëherë të dashur, vetëm punoj”, 28-vjeçari shqiptar kërkon grua në emision

“Historia ime” sot solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 28-vjeçari nga Tirana.

Ai tregoi në studio jetën e vështirë dhe punën e lodhshme e me orare tepër të gjata, që i duhet të bëjë për të mbajtur anëtarët e tjerë të familjes.

Adi është i vetmi person që punon dhe të ardhurat që merr nuk janë të mjaftueshme.

Por në studio, 28-vjeçari rrëfeu se kërkon një grua, që të mund të punojë dhe të bëhet krah në familjen e tij. Thotë se nuk ka dashuruar asnjëherë, por është gati që të martohet.

Pavarësisht se shumë persona kanë hyrë për ta martuar me mblesëri, asnjëra prej tyre nuk është realizuar dhe prandaj Adi i është drejtuar programit.

Mirela Milori: Kur erdhe këtu në emision mua më thanë vajzat që është një 28 vjeçar, nga Tirana që kërkon nuse?

Adi: Shpresat i kam, se kanë ndërhyrë dhe të tjerët po…

Mirela Milori: Si kanë ndërhyrë të tjerët, të të martojnë me mblesëri?

Adi: Po nga njerëzit e mamit!

Mirela Milori: Ti do të krijosh familje. Pse do të krijosh familje sepse ke një familje mbi kurriz që po e mban?

Adi: Vetëm me rrogën time çfarë? Me kempin e mamit do paguhet drita, uji. Mua më vijnë 100 e ca mijë lekë drita, me çfarë do i paguaj?

Mirela Milori: Pra do të martohesh me një njeri që ka rrogë?

Adi: Jo që ka rrogë, por që të jetë në ndonjë punë, që të punojë aty ku jam dhe unë, s’ka problem.

Mirela Milori: Pra do të martohesh me një njeri që punon, në mënyrë që të bashkoni paratë të dy? Për këtë do të martohesh?

Adi: Po se s’kam ç’bëj. Unë i kam të gjitha në krah.

Mirela Milori: Mendova se dashuron dikë dhe do ia thoshe publikisht?

Adi: Jo!

Mirela Milori: Ti dashke të martohesh që të mbash familjen? Po pse mendon se me martesë mund ta zgjidhësh këtë gjë?

Adi: Po e mendova për më mirë.

Mirela Milori: Adi ke dashuruar ndonjëherë ti? Të ka pëlqyer ndonjë gocë ty?

Adi: Jo! Vetëm punë nga mëngjesi në darkë, shkoj në mëngjes dhe vij në darkë. Punoj me orë të gjata.

Mirela Milori: Ke pasur ti ndonjë pëlqim për ndonjërën?

Adi: Jo, jo.

Mirela Milori: Megjithatë do të martohesh? Si e kupton ti martesën?

Adi: Mendoj shumë mirë, vetëm të krijoj familje dua, të jemi më mirë.

të fundit

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

6 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

23 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

35 minutes ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

52 minutes ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

58 minutes ago

Mandatimi i qeverisë/ Kryeministri Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

1 hour ago