Qeveria hollandeze ka vënë në dyshim efikasitetin e përdorimit të maskave, në ambjente publike, ndërkohë që e gjithë Evropa e ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës, raporton Politico.eu.
Hollanda vendosi të mërkurën të mos e bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në mjedisi publike të populluara, por vetën në transportin publik.
“Nga pikëpamja mjekësore, nuk ka asnjë provë të efektit mjekësor të maskave, ndaj ne kemi vendosur të mos e bëjnë me detyrim në të gjithë vendin, në mjedise të hapura”, tha Ministri hollandez Tmara van Ark ditën e mërkurë, pas një takimi me ekspertë dhe kryebashkiakë.
Takimi erdhi pasi kryebashkiaku i Amsterdamit dhe Rotterdamit vendosën mbajtjen e maskave në zonat publike të populluara, pas rritjes së numrave të të infektuarve në këto qytete.
Qeveria hollandeze u shpreh se vendimin e ka marrë pas këshillave të virologëve të ndryshëm të qeverisë.
Përshembull, një virolog nga Instituti kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisit tha se maskat mund të krijojnë një ndjenjë sigurie të rreme dhe njerëzit të ulin distancimin social. “Shumë njerëz nuk e mbajnë atë siç duhet ose e prekin me duar të pista, dhe qendrojnë afër njëri-tjetrit”, i shpreh ai.
Vendimi i qeverisë hollandeze është në kundërshtim me vendet e tjera të Evropës, të cilat kanë urdhëruar mbajtjen e maskës dhe distancimin social.
Qeveria belge, e cila e ka të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në sheshet e populluara, pas publikimit të vendimit, e paralajmëroi qeverinë hollandeze se ajo duhet të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave nëse do të shmangë mbylljen e plotë.
Mendimet për efektin e përdorimit të maskave ka ndryshuar gjatë pandemisë. Në mars, OBSH tha se maskat nuk duhet të mbahen nga njërëzit e shëndetshëm. Në fillim të prillit, OBSH ndryshoi qendrim duke thënë se mbajtja e maskave mund të ishte e dobishme. Më pas, Qendra evropiane për parandalimin e sëmundjeve lëshoi një rekomandim, duke bërë thirrje për rritje të përdorimit të maskave. Në qershor, OBSH i këshilloi qeveritë të urdhëronin mbajtjen e maskave në ambjente publike.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…