Categories: Uncategorized

”Nuk ka as avion e as traget”, Rama: Emigrantët do karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre

Kryeminstri Edi Rama në një komunikim për të drejtpërdrejtë theksoi se ecuria e situatës së koronavirusit deri tani është pozitive. Rama u shpreh se tashmë është koha të bëhet një bilanc, ndërsa theksoi se personat që janë të pabindur ndaj masave mbeten një “minë me sahat”.

“Keqardhje që mediat nuk transmetojnë pamje live. Kemi një situatë, në Kakavijë nuk ka asnjë që këron, në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë që nuk kanë urgjencë por kërkojnë të hynë për të takuar familjen. Kur bën patriotin synon që të nxisë katastrofën. Berisha ka shumë vite që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë. Ata si Saliu i bien këtij avazi që është i patolerueshëm në këtë kohë.

Është e patolerueshme që të nxiten njerëzit për të ardhur këtu. Kufijtë janë të mbyllur. Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm. Kush do të vijojë me dokumente rezidente të vendeve të tjera s’do të hyjë dot. Të tjerët do të karantinohen në hotele me shpenzimet e tyre. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur do të marrë ushqim me çmim fiks“, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama theksoi se falë masave të marra dhe të respektuara nga shumica e qytetarëve është arritur të mbahet një numër më i ulët i të prekurve nga koronavirusi.

“Sot jemi jemi vetëm 377 të infektuar dhe ky është rezultat i masave që kemi marrë. Nëse nuk do ti kishim marrë masat sot do të kishim numëruar mbi 200 të vdekur. Nëse shikoni rastet me 1 milion banorë me të vdekurit nga njëra anë dhe me të shëruar nga ana tjetër kemi sot një bilanc të mirë.

Edhe pse asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës, por nëse do të ecim kështu në do ta mbarojmë luftën më kokën lart. Kjo tashmë është falë jush dhe qëndrimit tuaj”, deklaroi Rama.

të fundit

“Të hetohet urgjent Sako” – Durrësi nën ujë, PD HAP LETRAT: Ku kanë shkuar fondet miliona euro të dhëna nga BE?

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Reshjet intensive të paralajmëruara këtë javë kanë sjellë një tjetër përmbytje…

19 minutes ago

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

35 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

58 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

3 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

3 hours ago