Categories: Uncategorized

Nuk janë falas! Shërbimet online në e-Albania janë me pagesë

Portali e-Albania do i japë mundësinë qytetarëve që të kryejnë procedurat online, pa patur nevojë që të qëndrojnë në radhë.

Këshilli i Ministrave ka shpallur tarifat që duhet të paguajnë qytetarë për shërbimet në internet.

Të lidhura

None found

Sa i përket shërbimeve për nënshkrim elektronik, vulë elektronike, certifikatë elektronike, transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG), për institucionet e administratës publike do të ofrohet me tarifën zero lekë.

Të njëjtat shërbime për subjektet private do të kenë tarifën:

a) 4 800 (katër mijë e tetëqind) lekë, përfshirë TVSH-në, për nënshkrimin elektronik, me afat vlefshmërie 1 vit;

b) 20 (njëzet) lekë, përfshirë TVSH-në, për shërbimin e vulosjes së dokumenteve vulë elektronike/për transaksion;

c) 4 000 (katër mijë) lekë, përfshirë TVSH-në, për certifikata elektronike për sistemin fiskal, me afat vlefshmërie 1 vit;

ç) 15 (pesëmbëdhjetë) lekë, përfshirë TVSH-në, për transaksion në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG).

Pagesa e tarifave do të kryhet nga subjektet private në momentin e aplikimit on-line për kryerjen e veprimeve dhe të procedurave, nëpërmjet pagesës elektronike në portalin e-Albania.

Të ardhurat do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit, në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijohen nga institucionet buxhetore”.

Ndërsa vendimi nr.15, datë 12.1.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit”, shfuqizohet.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

të fundit

Dosti Accuses Media of Ignoring Kosovo’s Achievements and Focusing on Eggs Thrown at Kurti

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

2 hours ago

Dosti akuzon mediat për heshtje ndaj arritjeve të Kosovës dhe fokus te vezët kundër Kurtit

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…

2 hours ago

Horoskopi 12 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju…

4 hours ago

The end of her 27-year marriage to Ilir Meta, Monika Kryemadhi says bluntly: I’d rather be alone than wash other people’s underwear

Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…

4 hours ago

Chelsea dhe Manchester Unitedi i thonë jo yllit të Arsenalit

Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…

4 hours ago

24 Wildfires in One Day, Eight Remain Active

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…

4 hours ago