Categories: Uncategorized

Nuk iu bind urdhrit të policisë, 35 vjeçari i rrezikon jetën 10 sirianëve

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 35-vjeçar pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Sipas uniformave blu ne pranga ka rënë M. B., 35 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit është kapur duke transportuar drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.

Të lidhura

None found

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë 35-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve të huaj nga vende të treta, kundrejt fitimit.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, operacioni policor “Mesnata”.

Gjatë operacionit është vënë në pranga nga Policia një 35-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për t’u larguar ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke rrezikuar jetën e 10 personave që transportonte.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta, të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Në aksin rrugor Cërrik-Belsh, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës, duke transportuar drejt Tiranës, kundrejt fitimit 450 euro për person, 10 shtetas sirianë, të cilët i kishte marrë në qytetin e Korçës.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë e sipër për t’u larguar ka humbur kontrollin mbi mjetin duke rrezikuar jetën e shtetasve që transportonte.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

të fundit

Agim Ademi takon fëmijët e diasporës në Skoci: Talentet ta ndiejnë Kosovën si shtëpinë e tyre

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë momente të veçanta me fëmijët e bashkatdhetarëve shqiptarë në…

2 minutes ago

El Niño could be one of the strongest on record: severe consequences and hundreds of thousands of deaths feared

Një fenomen jashtëzakonisht i fuqishëm klimatik, i njohur si “El Niño”, po intensifikohet dhe pritet të sjellë pasoja të rënda…

31 minutes ago

Qori criticizes Berisha’s call for opposition unity: It is ironic to make it from SPAK; a principled opposition can bring down Rama

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha. Qori…

31 minutes ago

Changed his appearance with plastic surgery to evade police; wanted man with 101 criminal cases arrested in Turkey

Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…

32 minutes ago

VIDEO/ Aulon Kalaja on the recordings mentioned by Majko: Footage held by Turkish intelligence services features senior Socialist Party officials

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…

32 minutes ago

Zjarrfikësja 36-vjeçare humb jetën në Misuri pasi bie nga një shkëmb gjatë ecjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

32 minutes ago