Categories: Uncategorized

Nuk ishte shkaku sëmundja e rëndë! Vajza e aktorit zbulon pse u nda nga jeta Ferri

Ditën e djeshme u nda nga jeta aktori Xhevdet Ferri, duke u futur kinematografinë shqiptare në zi.

Ndërkohë ku kanë kaluar 24 orë nga ndarja e dhimbshme e Ferrit nga jeta, ka reaguar vajza e tij duke treguar edhe arsyen pse u nda nga jeta aktori shumë i dashur për shqiptarët.

Reagim i vajzës së aktorit Xhevdet Ferri, Bora Ferrit:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

1. Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

2. Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

3. Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit. Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulmonare, te cilen nuk mundi ta mposhtte. Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet. Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille. Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla. Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Me shume mirenjohje e perzemersi…

të fundit

Eurovision 2025/ Finalja nis me magjinë e ritmeve muzikore e atmosferë elektrizuese

Në një mbrëmje magjike, ku dritat shumëngjyrëshe vallëzonin mbi një skenë të mbushur me emocion, nisi nata finale e Eurovision…

13 minutes ago

Aksident i rëndë në Kukës, mjeti del nga rruga, plagosen babë e bir

Një aksident me pasojë plagosjen e babë e bir ka ndodhur këtë mbrëmje në Krumë. Burime bëjnë me dije se…

17 minutes ago

Sherr i madh në Durrës/ Pl*goset 40-vjeçari, detajet e para

Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pak…

30 minutes ago

Festivali i Këngës në Eurovision 2025, publikohet procedura e votimit, ja si do të veprohet në rast se dy këngë kanë të njëjtin numër pikësh

Edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës në Eurovision 2025 kulmon sonte me Finalen e Madhe. Në këtë mbrëmje do…

40 minutes ago

Diaspora përmbys rezultatin në Kukës, Çelaj rifiton mandatin pas numërimit të 80% të votave

Pas numërimit të 80% të votës së diasporës për Qarkun Kukës, demokrati Isuf Çelaj rimerr përkohësisht mandatin e deputetit falë…

56 minutes ago

“Ai dhe Egli s’janë çift”/ Amber: Gjesti i hoqi emocionin shtëpisë së BBV

Amber Candy, ka folur në “Se luan topi”, për fituesin e BBV, Gjestin. Amber e cilëson atë si të shkëputur…

1 hour ago