Categories: Uncategorized

Nuk i pëlqeu puna, punëdhënësi sulmon dhe plagos me thikë punëtorët

Një tjetër punëdhënës përfundoi nën akuzë për dëmtimin e punëtorëve, pasi ishte i pakënaqur me punën e tyre. Fillimisht ai e akuzoi grupin e punëtorëve se i kishin marrë një daltë, pastaj se pileta e dushit nuk ishte në rregull dhe më pas u shpreh i pakënaqur për shtrimin e pllakave.

Kupa është derdhur kur njëri nga punëtorët ka filluar të bëjë fotografi mbi punimet, ai u godit nga pas shpine me thikë. Krahas dorëzimit në gjykatë të vëllezërve që goditën për vdekje punëtorin e kondicionerëve, burimet bëjnë me dije se autori i kësaj ngjarjeje i gjeti punëtorët me telefon. Ai u prezantua me emrin Klejdi dhe në telefon i pohoi punëtorit “po kërkoj një pllakaxhi për pllakat e tualetit”.

Pas ngjarjes, punëdhënësi u identifikua si S.A që akuzohet për plagosje të rëndë me dashje të punëtorit D.L. Sulmi ndodhi në banesën e autorit, që sipas një pjesë të punëtorëve, ai e krijoi gjithë skenën e pakënaqësisë, pasi nuk donte të paguante detyrimin. Të tjerët tregojnë se sulmi me thikë ndodhi pasi punëdhënësi u acarua kur punëtori po shkrepte fotografitë dhe madje edhe pse e goditi me thikë dhe pa që nga bluza doli gjak, ai u mundua ta qëllonte sërish.

Ditën e ngjarjes punëtori u telefonua nga pronari, pasi ai kishte përfunduar shtrimin e pllakave në shtëpinë e tij. I dëmtuari pohon se “zotëria në fjalë kishte pretendime për punimet, i thashë që nëse ishte punuar keq do ti rregullonim.

Ramë dakord me pllakaxhiun që të merrnim matrapikun dhe ta rregullonim siç thoshte zotëria”. Kur dola jashtë i thashë S.A që unë e rregulloj nuk e kam problem, por pllakat janë mirë. Por situata është agravuar kur i zoti i shtëpisë ka shtuar: ti nuk merr asnjë lekë me këtë punë që ke bërë. I dëmtuari i është përgjigjur: e paske nga lekët dhe jo nga puna e bërë. Nga dëshmitë e administruara në prokurori, D.L i ka kërkuar pllakaxhiut: lëre matrapikun. Kur njëri nga punëtorët po fliste me autorin e ngjarjes, ai ka shkrepur disa fotografi.

Zotëria më pyeti: përse i bëre fotografitë dhe ju përgjigja – për shkak të punës që kam bërë, t’i kem – shton i dëmtuari.

Pas këtij debati autori ka filluar ta qëllojë me grushte. Punëtori kujton: unë largohesha, por ai vazhdonte të më gjuante, në momentin që nxori thikën nuk e pashë, por dëgjova ndihmësin që më tha se duhet të shkonim në spital, pasi po më dilte gjak”. Prokuroria shton në fashikull edhe dëshmitë e punëtorëve të tjerë, mes tyre edhe A.Xh që punonte si hidraulik.

Kishim tri ditë që punonim, po shkonim me makinën e D.L te shtëpia kur e telefonoi Klajdi dhe i tha se kishte probleme me piketën e dushit. Kur shkuam aty ishte një punëtor që po merrej me pllakat, emrin nuk ia di. Ai i kishte thënë që ishin bërë keq. Sipas dëshmitarit, D.L i kishte thënë që në atë moment e kishte kuptuar që punëdhënësi nuk donte t’i jepte paratë.

“Kthehu mbrapsht se nuk punojmë këtu, ky nuk do të na japë lekët”, citohet të ketë deklaruar D.L. Por kur ai ka hyrë për të marrë telefonin që të largoheshin, punëtori pa të dy burrat që shtynin njëri-tjetrin dhe se njëri prej tyre nxori thikën.

“D.L u qëllua te brinja mbrapa. E futëm te makina e pllakave. Aty Klajdi u afrua përsëri me thikë në dorë dhe punëtori që ishte shofer e nisi makinën me derë hapur”, mbyll dëshminë e tij punëtori. Së bashku me këtë dëshmi bashkëngjiten në dosje edhe rrëfimet e punëtorëve të tjerë së bashku me procesverbalet e këqyrjes dhe të ekspertimeve mjeko-ligjore ku përshkruhen plagët e D.L./ Gazeta Si

të fundit

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e…

5 hours ago

“Standarde të dyfishta”/ Katari: Thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione ndaj Izraelit

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdelrahman al-Thani, i bëri thirrje sot bashkësisë ndërkombëtare që të “ndalojë së përdoruri standarde të…

5 hours ago

Horoskopi 15 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot përkushtimi ndaj partnerit do të thellohet, duke krijuar mundësi për…

5 hours ago

Partia CDU kryeson në zgjedhjet lokale në landin NRW/ SPD e dyta, AfD në vendin e tretë

Parashikimet e para konfirmuan përafërsisht rezultatet e parashikimeve parazgjedhore. Sipas njoftimeve të stacionit WDR, CDU-ja doli fituese e zgjedhjeve lokale…

6 hours ago

Shkrumbohet makina me targa rumune në Ksamil

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme nëKsamili. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit,…

6 hours ago

Angelina Jolie tregon se marrëdhënien s*ksuale më të mirë e ka kryer gjatë filmit me këtë aktor

Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector”…

6 hours ago