Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka shërbyer si një urë komunikimi midis personazheve të cilët mund të kenë pasur debat ose ndonjë konflikt midis tyre.
E tillë ishte dhe historia e Klaudias që u trajtua mbrëmjen e sotme. Ajo kishte zgjedhur programin për të kërkuar falje dhe për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet që kishte me të fejuarin.
Historia e Klaudias kishte nisur kohë më pare kur ishte njohur me Artanin dhe kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Ata kishin vendosur që lidhjen e tyre ta bënin zyrtare dhe kishin shpallur fejesën, por Klaudia dhe Artani kishin një javë që nuk komunikonin. Klaudia në studio rrëfeu se Artani e kishte bllokuar atë në çdo rrjet social dhe se nuk i fliste, por vetëm i kishte thënë që midis tyre kishte marrë fund.
Për këtë arsye Klaudia e kishte ftuar atë në studion e “Dua të të bëj të lumtur” për të kuptuar më shumë se cila ishte arsyeja e prishjes së fejesës. Artani nuk e kishte pranuar ftesën, por gjatë bisedës së zhvilluar midis moderatores së programit, Arbana Osmani dhe Klaudias u zbulua se kjo e fundit i kishte dërguar mesazhe ofenduese dhe deri diku kërcënuese prindërve të djalit.
Gjithashtu Klaudia pohoi se kjo ishte fejesa e tretë e saj dhe nuk dëshironte që të përfundonte në këtë mënyrë. Sipas Klaudias gjthmonë lidhjet e saj janë ndikuar nga faktorë të jashtëm dhe se dëshira e saj më e madhe është që të zgjidhë situatën e krijuar midis Artanit./tch
Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…
Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…
Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…
Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…
Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…
Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…